Flash

U gjet i murosur në një vilë luksoze në Itali, kushëriri i Astrit Lamajt tregon detaje për të

Lapsi.al 25 January 2019
U gjet i murosur në një vilë luksoze në Itali,

Pasi skeleti i 48-vjeçarit Astrit Lamaj u gjet në një vilë luksoze në Milano, të afërm të tij tregojnë se prej 5 vitesh ai kishte humbur kontaktet me familjen.

Në fillim të 2013, Lamaj ishte deklaruar i zhdukur në Xhenoa, vend në të cilin edhe jetonte.

Ai ishte banor i fshatit “Tre Vllazër” në Novoselë.

6 vite më parë, Astrit Lamaj ishte larguar për një jetë më të mirë në Itali. Pasi humbi kontaktet me familjen, asgjë nuk u dëgjua më për të deri në momentin e ekspertizës Mjeko-ligjore në Itali, e cila përcaktoi se skeleti i gjetur në murin e një vile i përkiste emigrantit shqiptar.

Ngjarja ka tronditur të gjithë fshatin Tre Vllazër, që ndodhet jo më larg se 20 km nga qyteti i Vlorës.

Nelo Meminaj, një nga të afërmit e 48-vjeçarit, shprehet se askush nuk e mendonte se fati i Astrit Lamajt do të ishte i tillë, duke treguar qartë tronditjen. Ai tregon se Astriti ishte një djalë i qetë dhe askush nuk e besonte se do të përfundonte në mënyrë kaq tragjike jeta e tij. Pas identifikimit, tashmë pritet që të kryhen procedurat përkatëse për kthimin e trupit të 48-vjeçarit pranë familjarëve.

Kur është larguar Astrit Lamaj nga Shqipëria dhe fshati?

Rreth 6 vite më parë është larguar për çështje ekonomie në Itali. Më ka marrë mua 250 mijë lekë dhe tha se Shqipëria nuk bëhet dhe iku në emigrim.

Kur i ka humbur kontaktet me të afërmit dhe familjen e tij?

Rreth një vit pasi është larguar nga fshati, humbi çdo lloj kontakti me familjen. Ndërsa tani, prej pesë vitesh familja e kërkonte, por askush nuk mendonte në një fund të tillë tragjik të tij. Astriti ishte djalë i mrekullueshëm.

Si e morët vesh lajmin?

Nga mediat italiane dhe gjithçka konfirmon se është ai. Askush këtu në fshat nuk e beson diçka të tillë. Unë e kam edhe si nip, se kështu i thërrisja dhe ishte djalë i mrekullueshëm. Jemi të tronditur nga kjo gjendje.

Si e priti lajmin familja e tij?

Ka hapur dyert e mortit. Priten vizitat atje dhe është familje e mrekullueshme. Trupi nuk dihet se kur vjen sepse do bëhen ato ekspertizat, ato gjërat. Ne jemi totalisht të shqetësuar për këtë fakt. Kjo është tragjedia e katërt që ka prekur këtë familje. Që nga i ati që i ra infarkt, i vëllai u përmbys me zetor dhe ndërroi jetë kur ishte vetëm 18 vjeç dhe e motra u përfshi në një aksident te mbikalimi i Panajasë, ku mbeti e vdekur. Kjo është tragjedia tjetër që prek këtë familje./ Panorama

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43