Flash

Thaçi: Kosova ka plotësuar të gjithë kriteret për liberalizimin e vizave

Lapsi.al 25 January 2019
Thaçi: Kosova ka plotësuar të gjithë kriteret për

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur se Forumi Ekonomik i Davosit është takuar me Komisionerin për zgjerim, Johannes Hahn, duke dalë në konkluzionin se Kosova i ka plotësuar kriteret dhe standardet për heqjen e vizave nga BE.

Thaçi ka shtuar dhe se disa shtete anëtare të BE-së, në qershor do të vendosin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

 “Forumi Ekonomik i Davosit është një mundësi e jashtëzakonshme për të gjitha vendet dhe gjithë liderët që marrin pjesë për t’i mbështetë vendet e tyre. Pos asaj, përfaqësimi i Kosovës është në suazat e pjesëmarrjes në këto angazhime të liderëve botërorë, të shteteve më të fuqishme të botës. Andaj për ne si shtet i ri, i mundësive të mëdha, ishte një rast unik për t’u takuar me liderë të ndryshëm të botës për të paraqitur të arriturat e Kosovës, mundësitë e shtetit tonë, në veçanti të komunikimeve tona me diplomatë të botës. Forumi ekonomik këtu në Davos është forumi më i fuqishëm në botë dhe unë ndihem tepër mirë që shtetet e ndryshme e respektojnë dhe nderojnë Kosovën”, tha Thaçi.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI