Flash

Të tjera ndryshime në qeveri, Rama shkarkon një zv.ministër

Lapsi.al 25 January 2019
Të tjera ndryshime në qeveri, Rama shkarkon një zv.ministër

Edi Rama bën sërish ndryshime në kabinetin qeveritar. Pas shkarkimit të 7 ministrave, sot është zyrtarizuar gjithashtu edhe shkarkimi i zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enis Aliko. Në vend të tij kryeministri emëroi ish-deputetin e Elbasanit, Ilir Bejtja. Ky i fundit ishte drejtor në Ministrinë e Infrastrukturës, kur ajo drejtohej nga Damian Gjiknuri. Arsyet e largimit të zv.ministrit Enis Aliko nuk dihen. Në fillim të kësaj jave, me ardhjen e Belinda Ballukut u shkarku edhe kreu i OST-së.

©LAPSI.al

Të këshilluara

Fundjava pranë, çfarë rezervon moti

Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në pothuaj të gjithë territorin. Në zonat malore mbi 600 m reshjet pritet të jenë në formë dëbore (në veri-lind...

14:38

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI