Ronaldo, sot presidenti i Valladolid, dje Fenomeni në fushat e lojës me fanellën e Inter, ka folur me lojtarët e tij, të klubit spanjoll, duke i siguruar se nuk ka asnjë konspiracion kundër Valladolid. Braziliani është kthyer të flasë mbi gabimet arbitrale dhe Calciopoli, me një sulm direkt ndaj sistemit të Luciano Moggi: “I thashë djemve e Carlos Clos që unë po kam pësuar një konspiracion tek Inter, që u shpërbë. Tani nuk është më kështu, edhe pse shpresojmë që disa nga vendimet e ardhshme që do të merren në fushë të jenë në favorin tonë”.
Ronaldo ka mbetur në kujtesën e të gjithëve jo vetëm për klasin e shprehur në fushë me driblimet dehëse e teknikën super fine, por edhe për atë 11 metërshin e mohuar në Juventus-Inter në një kontrast me Mark Iulianon, në ndeshjen që vendosi titullin në favor të bardhezinjve.