Flash

Ratifikimi i marrëveshjes së Prespës, Ministria e Jashtme: Falë edhe faktorit shqiptar

Lapsi.al 25 January 2019
Ratifikimi i marrëveshjes së Prespës, Ministria e Jashtme:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë përshëndeti ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti grek si një kontribut kyç për stabilitetin, zhvillimin dhe integrimin euro-atlantik të gjithë rajonit.

Në një njoftim për mediat, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e vlerëson këtë si fitore të diplomacisë, e cila vjen edhe falë kontributit të patjetërsueshëm të faktorit shqiptar në Maqedoni.

"Shqipëria do të vijojë të mbështesë fuqimisht hapat e mëtejshëm proceduralë drejt zbatimit të plotë e të gjithanshëm të Marrëveshjes së Prespës", thuhet në njoftimin për mediat.

"Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës i arritur sot në Parlamentin grek çon drejt zgjidhjes përfundimtare të një mosmarrëveshjeje gati tridhjetë vjeçare mes dy fqinjëve tanë, duke konsoliduar edhe më tej të ardhmen euroatlantike të Evropës Juglindore", thuhet në njoftim.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI