Flash

Nis seanca gjyqësore e Klement Balilit, avokati kërkon gjykim të shkurtuar

Lapsi.al 25 January 2019
Nis seanca gjyqësore e Klement Balilit, avokati kërkon gjykim të

Ka përfunduar seanca e parë për Klement Balilin tek Gjykata e Krimeve të Rënda. Avokati i Balilit, Theodori Sollaku ka dorëzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për të.

Pak më parë u ndërpre seanca për Balilin me pretendimin që ky i fundit ka dashur që ta bëjë personalisht këtë kërkesë.

Klement Balili u dorëzua pikërisht në momentin kur dhe Prokuroria për Krimet e Rënda mbylli hetimet dhe ka dërguar dosjen për gjykim. Ai akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim,  “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.

Pas pothuajse tre vitesh në arrati, Klement Balili u dorëzua me 15 janar dhe kjo ngjarje bëri bujë jo vetëm në mediat vendase, por edhe ato ndërkombëtare.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI