Flash

Nis përplasja mes studentëve të ngujuar dhe atyre që kërkojnë mësim në fakultetin Juridik

Lapsi.al 25 January 2019
Nis përplasja mes studentëve të ngujuar dhe atyre që

Në fakultetin e Drejtësisë është tensionuar situata mes studentëve të ngujuar që kanë bojkotuar mësimin dhe atyre që duan rinisjen e mësimit.

Dy grupe studentësh kanë tentuar të përplasen fizikisht paraditen e sotme, ndërsa policia private ka njoftuar Policinë e Shtetit.

Ditën e sotme, rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka zhvilluar dhe një takim me studentët që kanë vendosur të bojkotojnë mësimin.

Një prej studentëve ka treguar se kanë qenë rreth 3 persona të nxitur politikisht ata që u munduan të hapnin barrikadën, duke shtuar se u përpoqën që të ruanin qetësinë në këtë moment.

Studentët e Fakultetit Juridik janë mbledhur ditën e enjte para Rektoratit të Tiranës, ku kanë kërkuar që të merren masa për nisjen e procesit mësimor në Fakultetin e tyre. Sipas kësaj pjese të studentëve, auditoret po mbahen të bllokuara nga një grup i vogël që nuk përfaqësojnë shumicën.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI