Flash

Mori ryshfet dhe kërkoi favore seksuale, Apeli lë në burg gjyqtarin Hysi

Lapsi.al 25 January 2019
Mori ryshfet dhe kërkoi favore seksuale, Apeli lë në burg

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në burg gjyqtarin e Fierit Roland Hysi dhe psikologen Elona Meçani, të përfshirë në një aferë korruptive të publikuar disa ditë më parë në emisionin investigativ Stop.

Gjyqtari dhe psikologia që luante rolin e sekseres u arrestuan pas publikimit të denoncimit, ku gjyqtari shfaqej në një video teksa merrte ryshfet dhe i kërkonte favore seksuale një gruaje, që ishte në proces gjyqësor për të fituar kujdestarinë e vajzës.

Ata akuzohen për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve”.

Gjyqtari Hysi kërkonte hapur favore seksuale si dhe sasi të konsiderueshme parash. Rasti që fundosi Roland Hysin u transmetua me zë dhe figurë në emisionin investigativ “Stop”, ku gjyqtari i kërkonte një nëne seks në këmbim të një vendimi në favor të saj. Situata shkoi deri aty sa në njërin prej takimeve të thirrura nga gjyqtari, ky i fundit i ka kërkuar gruas që ta prekë në pjesë intime.

Gruaja e cila jetonte jashtë Shqëipërisë ishte kthyer për të ndjekur gjyqin mbi kujdestarinë e vajzës së saj. Ajo do të shprehej për se kishte harxhuar plot 10 mijë euro për gjyqin në fjalë dhe se shpesh herë gjyqtari Roland Hysi i kishte kërkuar marrëdhënie seksuale. Përveçse Hysit u prangos dhe psikologia pranë gjykatës në Fier, shtetasja Elona Meçani, e cila kryente rolin e sekseres kur fjala vinte tek paratë që gruaja duhej t’i jepte gjyqtarit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI