Flash

Mjeshtri i driblimit, Vasillaq Zëri, dështoi në driblimin e fundit...

Lapsi.al 25 January 2019
Mjeshtri i driblimit, Vasillaq Zëri, dështoi në driblimin e

Kontroll i topit me të dyja këmbët, nivel i lartë teknik dhe një driblim dehës, që e evidentoi Vasillaq Zërin në vitet e arta të Dinamos, ku ishte pjesë e treshes së famshme të kohës Përnaska-Zëri-Ballgjini. Ish-kampionin e bluve të gjithë e mbajnë mend me elegancën dhe dinamizmin me të cilin futej në zonë, për të kaluar kundërshtarët....vetëm se të fundit nuk e kaloi dot. Futbollis shqiptar sot mban zi për humbjen e një kampioni, që në moshën 66-vjeçare u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë, që e mundonte prej vitesh.

Ambicjozi i datëlindjes 1952 adhuronte futbollin më shumë se cdo gjë dhe nuk u bë pjesë rastësisht në grupin e parë të shkollës së futbollit, kur u krijua edhe skuadra e Shkëndijes me të cilët u aktivizua nga viti 1970 deri në vitin 1973, përpara se të binte në sytë e Dinamos, kur ishte vetëm 21 vjec.

10 vjet me blutë, praktikisht një karrierë e tërë, deri në vitin 1984, duke qenë një nga pikat kyçe të ekipit duke spikatur në treshen e ëndërrave Përnaska-Zëri-Ballgjini. Vetëm 6 ndeshje me kombëtaren, shumë pak po të konsiderosh futbollistin që Zëri ishte: debutimi me kuqezinjtë ishte në miqësoren me Algjerinë në 1976.

Si trajner, pasi vari këpucët në gozhdë, Zëri, ishte për një kohë të shkurtër si trajner tek Dinamo, gjithashtu me ekipet kombëtare të moshave, ndërsa ka qenë për pak kohë trajneri i kombëtares Shpresa U21 në vitin 2001.

Prej kohësh ai u përball me një sëmundje të rëndë të cilën u përpoq ta luftonte brenda por edhe jashtë vendit, për ta humbur atë betejë të premten, pak kohë pasi ishte rikthyer në Tiranë. Në respekt të Vasillaq Zërit edhe Federata Shqiptare e Futbollit ka shprehur ngushëllimet për humbjen e një kampioni

FSHF/ Futbolli në zi, ndahet nga jeta Vasillaq Zëri

Sot, pas një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta në moshën 66 vjeçare ish-futbollisti i Shkëndijës, Dinamos dhe Kombëtares, një prej figurave më të spikatura të futbollit shqiptar, Vasillaq Zëri.

Vasillaq Zëri ka lënë shenjë në futbollin shqiptar në vitet 70-80 si një sulmues i shpejtë, teknik dhe shumë virtuoz, duke u cilësuar si një ndër më të shkëlqyerit e brezit të tij. Krahas ndeshjeve me ekipin Kombëtar, mbresa kanë lënë ndeshjet e tij me Dinamon në Kupat e Europës kundër Ajaksit, Aberdenit dhe Carl Zeiss Jena. Përveç fushës së trajningut, Zëri ka dhënë një kontribut të veçantë në Federatën Shqiptare të Futbollit ku ka punuar për disa vite.

“Të dashur miq të familjes tonë të madhe të futbollit, me hidhërim të thellë dëshiroj të ndaj me ju lajmin e trishtë se Vasillaq Zëri, një ish-sulmues i shkëlqyer, drejtues futbolli dhe mik i mirë, është ndarë nga jeta. Në këtë moment të vështirë për të gjithë ne, për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Kujtimet që na ka lënë, do të jenë të paharruara”, ka deklaruar Presidenti i FSHF-së Armand Duka, sapo ka mësuar lajmin e dhimbshëm.

Homazhet do të zhvillohen nga ora 11:00-12:00 në ambientet e ish-Hotel Internacional.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09