Flash

Meshkujt shqiptarë janë më dembelë kur janë beqarë

Lapsi.al 25 January 2019
Meshkujt shqiptarë janë më dembelë kur janë beqarë

Femrat që kanë qenë të martuara kanë normë më të lartë punësimi se sa ato që aktualisht janë të martuara.

Referuar anketës së bërë nga Instituti i Shëndetit Publik dhe INSTAT, gjatë vitit 2017-2018, në mesin e femrave të moshës 15-49 vjeç, përqindja e punësuar aktualisht është më e lartë tek ato që kanë qenë të martuar më parë, por që janë të divorcuara, të ndara ose të ve) se sa ato që aktualisht janë të martuar ose në bashkëjetese konsensuale, përkatësisht me (53% kundrejt 42%).

Ky rezultat, mund të ndikohet nga fakti se pa mbështetjen e bashkëshortit, femrat marrin përgjegjësinë e plotë për ekonominë e tyre. Ndërsa e kundërta ndodh me meshkujt e të njëjtës grupmoshe, ku 73% e meshkujve të martuar janë të punësuar në krahasim me 54% e atyre që më parë ishin të martuar.

Ndërsa në këtë rast, duket se meshkujt “shkarkohen”, nga përgjegjësia për të mbajtur familjen. Po ashtu, zona e banimit është një faktor përcaktues në punësimin për gratë.

Në zonat urbane, 43% e tyre janë të punësuar në krahasim me vetëm 28% në zonat rurale. Për meshkujt nuk ka dallim thelbësor sipas llojit të vendbanimit: 55% janë të punësuar në zonat urbane krahasuar me 58% në zonat rurale.

Sa i përket arsimimit, sa më i lartë niveli i arsimimi i një gruaje, aq më shumë të ngjarë që është ajo të jetë e punësuar. Sipas anketës, 26% e atyre me arsimi fillor 4-vjeçar ose më pak janë të punësuara krahasuar me 57% të atyre me universitet ose arsim pasuniversitar . Ndërsa tek meshkujt, raporti është 39 për qind me 62%./scan

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43