Flash

Investimi i Vitit/ Elvin Guri dhe Spas Roussev aksionerët e rinj të Telekom

Lapsi.al 25 January 2019
Investimi i Vitit/ Elvin Guri dhe Spas Roussev aksionerët e rinj të

Spas Roussev, biznesmeni ambicioz bullgar që operon me sukses prej vitesh në tregun bullgar, pritet të marrë drejtimin e një prej kompanive më të njohura në Shqipëri, Telekom Albania. Së bashku me të në këtë projekt është dhe Elvin Guri, biznesmen shqiptar që jeton dhe ushtron aktivitetin e tij si biznesmen në Bullgari.

Ky investim pritet të jetë nga më interesantët edhe për faktin që synimet e Roussev shtrihen përtej Shqipërisë, në një projekt ambicioz që përfshijnë Rumaninë dhe Maqedoninë.

Pas suksesit të Vivacom, që në Bullgari mbulon 30% të tregut vendas, synimi i përbashkët Roussev – Guri konsiston në ofrimin e një game të gjerë shërbimesh dhe risish edhe në tregun shqiptar. Por ajo që mbetet për t’u vlerësuar në këtë projekt të ri padyshim është mbështetja që do t’i jepet burimeve njerëzore lokale.

“Një nga synimet tona kryesore është të gjejmë dhe të “çlirojmë” talentet vendase sepse në Bullgari Vivacom është e suksesshme sepse menaxhohet nga talente bullgare. Ne duhet të zbulojmë talentet në Shqipëri dhe ky do të jetë fokusi ynë. Ne nuk kemi në plan të sjellim njerëz nga jashtë vendit për tu përfshirë ne menaxhim, nëse do të ketë do të jetë për një periudhë të shkurtër.”- kështu deklaroi në një intervistë Spas Roussev duke iu referuar dhe suksesit që kompania e tij arriti në tregun bullgar pikërisht duke u mbështetur në stafin lokal.

Zoti Roussev vlerësoi se duke pëmirësuar cilësine e internetit, duke sjellë produkte të reja, ndihmohet edhe ekonomia lokale, lindin ide të reja sepse tashmë sic thotë ai: “jetojmë në botën digjitale dhe telekomunikacioni është tashmë esencial, penetrimi i smartphones është ende i ulët dhe ambicja jonë është që të përmirësohet ndjeshëm”. 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI