Flash

Konferenca/ Gazetarët zënë ngushtë Ardi Veliun dhe prokurorin për rolin e Klement Xhaferrit në përplasjen me armë

Lapsi.al 22 April 2021
Konferenca/ Gazetarët zënë ngushtë Ardi Veliun dhe

Shteti duhej të tregonte forcën e tij pas përplasjes me armë alla "far ëest" në Elbasan, por në vend të kësaj dalja në publik e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu dhe prokurorëve të çështjes u kthye në një parodi për të vënë duart në kokë.

“Kush qëlloi i pari?” ishte pyetja që bëri për ujë të ftohtë kryepolicin Ardi Veliu dhe prokurorët që hetojnë përplasjen me armë në Elbasan gjatë konferencës me gazetarët. Kushdo që i sheh ato pak minuta kur gazetarët pyesin e pyesin vazhdimit se si nisi përplasja me armë në një situatë ku ishin të pranishëm zv.drejtorët e policisë së qytetit dhe disa policë dallon lehtë se si përtypen prokurorët kur vjen puna te momenti thelbësor i dinamikës se konfliktit. Video më poshtë:

Në deklaratën zyrtare, Veliu e kaloi këtë moment thelbësor për sqarimin e ngjarjes duke thënë se “konflikti i nisur më parë u përshkallëzua deri në përdorimin e armëve dhe për pasojë ka mbetur i varrë shtetasi Pjerin Xhuvani”.

Por gazetarët nuk e lanë me kaq.

Fillimisht ishte gazetari i Euronews, Eni Ferhati që i kujtoi Veliut se nuk kishte sqaruar se “kush nga palët e përfshira në konflikt qëlloi i pari?”. Kryepolici iu shmang duke pasuar topin tek prokurori i çështjes: “Kësaj pyetjeje mund t’i japin shumë mirë përgjigje dy prokurorët të cilët janë prezent këtu”.

I pyetur sërish për të njëjtin moment të krimit nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, se si ka nisur përplasja me armë dhe se “Kush qëlloi i pari?” apo se “Kush i plagosi militantët e PD-së, Pavlo Vuksani dhe Emiljano Prenga”, Veliu u tërhoq sërish: “Këto janë pjesë e dosjes hetimore dhe të dy prokurorët që unë kam në krah, nëse kanë detaje për të dhënë në drejtim me hetimin dhe pika të cilat nuk dëmtojnë vazhdimin e hetimit, është e drejtë e prokurorëve.”

Njësoj edhe prokurori i çështjes, Alfred Shehu që doli të flasë për hetimet, nuk iu përgjigj pyetjes që i përsëriti gazetarja Anila Hoxha. Herën e parë dha këtë përgjigje: “Çështja është nën hetim. Sapo ka filluar dhe dinamika e hetimit është shumë e ndërlikuar në rastin konkret”.

Herën e dytë që gazetarja ia përsërit “Si ka nisur ngjarja?”, prokurori u përgjigj duke thënë: “Siç e dëgjuat edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, janë zbatuar urdhrat e ndalimit të prokurorëve”

Herën e tretë, kur gazetarja e përsërit pyetjen “Kush ka qëlluar i pari?”, prokurori prap zihet ngushtë: “Të lutem, çështja ka ndodh… ngjarja ka ndodhur dje dhe janë kryer të gjitha veprimet e mundshme hetimore. Deri në orët e vona të natës, deri në mëngjes. Janë sekuestruar shumë prova materiale gjatë kryerjes së veprimeve hetimore. Ka edhe telefona ku mund të ketë shumë të dhëna në lidhje me dinamikën e ngjarjes. Hetimi do sqarojë më vonë dinamikën e ngjarjes”

Gazetarja e pyet prap, për të herë të katërt se “Kush ka qenë shtëtasi i parë që ka qëlluar?” dhe prokurori prap përtypet. “Ju informoj se janë nxjerrë dy urdhra ndalimi për veprat penale të vrasjes”.

Gazetarja Anila Hoxha e pyet prap, për të pestën herë dhe prokurori prap zihet ngushtë: “Është hetimi që do e nxjerrë dhe hetimi është sekret”

Në fund të konferencës, gazetari Jul Kasapi i A2 prap e pyet prokurorin, duke i kujtuar se në momentin kur ndodhi vrasja kishte edhe policë prezentë, që kanë dhënë dëshminë e tyre dhe prokurori prap mbyll gojën me fjalën “Është çështje hetimore” duke u larguar nga konferenca për mediat.

Përgjigjia e kësaj pyetjeje në fakt ka të bëjë me personin tjetër të përfshirë në ngjarje, Klement Xhaferrin, i cili është shpallur në kërkim dhe për të cilin është ngritur tashmë akuza për “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë”. Xhaferri u thirr në konflikt nga Mehmet Greca personi që militantët e PD mbanin të bllokuar bashkë me makinën pasi kishin dyshime se mjeti ishte i mbushur me para dhe karta identiteti të blera dhe dyshohet se ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar.

Por fakti që as Ardi Veliu dhe as prokurori i çështjes nuk guxojnë ta sqarojnë rolin e tij në përplasjen me armë ngre dyshime se versioni ngjarjes, siç e tregon policia dhe siç e heton prokuroria do të manipulohet në përputhje me versionin e Partisë Socialiste dhe të Drejtuesit Politik të kësaj force politike në Elbasan, Taulant Balla. Në mjetin me të cilin Klement Xhaferri erdhi në vendin e ngjarjes kishte postera të Taulant Ballës.

Klemend Xhaferri ka qenë i përfshirë në sherrin e Ditës së Verës në Elbasan, kur militantët e PD-së u rrahën dhe u goditën pas thirrjeve “Rama ik”. Po ashtu, ai ka qenë në mjetin me të cilën u godit policia në vitin 2018 në Tregun Ushqimor të qytetit, si pjesë e bandës së Suel Çelës, që është riaktivizuar sërish në mbështetje të PS për zgjedhjet e 25 Prillit.

https://lapsi.al/2019/01/25/hetimet-si-u-sulmua-policia-ne-elbasan-akuzat-qe-rendojne-mbi-suel-celen/

Në pamundësi për t'ia përmendur emrin dhe për të sqaruar rolin e tij, nuk kuptohet se pse kryepolici Ardi Veliu dhe prokurori Alfred Shehu dolën në konferencë, sepse për qytetarët e Elbasanit ata e rikonfirmuan edhe një herë se zbythja e shtetit përballë bandave vazhdon.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43