Flash

“Duhen ushtarë për të fituar”: “komandant” Cungu jep alarmin…

Lapsi.al 25 January 2019
“Duhen ushtarë për të fituar”:

2019 e futbollit kombëtar nuk ka nisur mirë për Kukësin, që pas provave pozitive në miqësoret e Turqisë, është thyer në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë, ëprballë Apolonisë. Një shkundje pikërisht përpara startit të kampionatit, në sfidën kundër Lacit, që ashtu si e thekson tekniku, Armando Cungu, në konferencën për shtyp ka ardhur në momentin më të mirë…

"Humbja ndaj Apolonisë ishte një “shuplakë” e mirë për ne për të na kthyer me këmbë në tokë - tha Cungu -. Duhet të kuptohet që futbolli luhet me ushtarë dhe si të tillë duhet të sillemi në fushën e lojës. Ndeshja ndaj Laçit do të ketë seriozitetin dhe impenjimin maksimal, pasi dihen objektivat e skuadrës sonë në raport me kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë".

Interesimi më i madh është për debutimin e dyshes Vasil Shkurtaj e Eduard Rroca, të ardhur nga Luftëtarit, por tekniku shkodran kërkon ti ulë me këmbë në tokë, duke i kujtuar se tani janë në një realitet krejt tjetër, me përgjegjësi më të mëdha.

“Futbollistët të cilët i janë bashkuar skuadrës ditët e fundit janë lojtarë me kualitet – tha Cungu -, të cilët kanë kontribuuar në klubet nga të cilat vijnë. Vetëm se duhet të kuptojnë se këtu është një realitet i ri, që kërkon shumë përgjegjësi”.

Chafik Tigroudja vazhdon të jetë problem i madh për Blutë dhe mesfushorit me pasaportë franceze i nevojitet një ndërhyrje kirurgjikale, që praktikisht do ti mbyllte sezonin. Cungu vlerëson kualitetet e Chafik, ndërsa ngushëllohet me Rrocën, një që mund të luajë në të njëjtin pozicion.

“Cilësitë e futbollistit Shafik nuk janë vënë kurrë në dyshim – pranoi tekniku shkodran -, pasi është një mesfushor me shumë potencial. Është në bisedime, kërkohet operim. Kam biseduar me të dhe ia kam dhënë idetë e mia. Do doja të bënte ndërhyrjen dhe të jetë gati në verë. Do humbte kontratën nëse do e shtynte”.

Kukësi, që ndeshjet e shtëpisë do ti luajë të gjitha në Kamëz, rinis kampionatin me objektivin për të rikuperuar 3 pikërt që e ndajnë nga Partizani kryesues.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09