Flash

Atentati me tritol në Gjirokastër, kush është biznesmeni me dy emra

Lapsi.al 25 January 2019
Atentati me tritol në Gjirokastër, kush është biznesmeni me

Detaje të reja zbulohen për shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e sotme në një ndërtesë 3-katëshe në lagjen ‘Granicë e Sipërme’ në Gjirokastër. Mësohet se shpërthimi me tritol ka ndodhur në katin e parë të objektit 3-katësh në pronësi të një biznesmeni që mban dy emra, Ndërtim Muxhaj dhe Kleo Bello.

Ai ka një autobus të dhënë me qira në një linjë të trasportit Gjirokastër-Tiranë. Nga të dhënat e para raportohet se ngjarja nuk ka lidhje me këtë biznes të tij, cështjen e licencave apo sherrin e ndodhur para disa netësh te ‘Ura e Lumit’. Po kështu Bello mësohet se ka edhe një lavanderi në pronësi të tij.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet. Pritet këqyrja e kamerave të sigurisë së bizneseve si dhe marrja në pyetje e pronarit të objektit për të hedhur më shumë dritë për ngjarjen.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI