Flash

Asambleja e fakulteteve të Tiranës i dërgon 5 kërkesa kryeministrit, paralajmëron grevë të përgjithshme

Lapsi.al 25 January 2019
Asambleja e fakulteteve të Tiranës i dërgon 5 kërkesa

Asambleja e Fakulteteve të Universitetit të Tiranës, ka përpiluar një deklaratë me 5 pika, e cila i është adresuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit Besa Shahini.

Pedagogët në fund të deklaratës shprehen se në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre brenda datës 1 shkurt 2019, ata do t'i drejtohen të gjithë trupës akademike të universiteteve publike në nivel kombëtar, për grevë të përgjithshme.

Në deklaratën e tyre, pedagogët shkruajnë se mbështesin kërkesat e studentëve, gjithashtu kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Arsimin e Lartë si dhe rritjen e buxhetit në Arsim.

5 pikat e deklaratës së Fakulteteve të Universitetit të Tiranës:

  1. Rinkonfirmojmë mbështetjen e studentëve për kërkesat e tyre.
  2. Shprehemi kundër Ligjit “Për arsimin e Lartë” 80/2015, si dhe kërkojmë shprehjen e vullnetit të qeverisë për fillimin e procesit legjislativ për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, në bashkëpunim me studentë, pedagogë dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm, në një proces konsultimi të hapur dhe gjithëpërfshirës.
  3. Kërkojmë shfuqizimin e menjëhershëm të VKM-ve të datës 26 dhjetor 2018: Nr.777, Nr.781, Nr. 783, si dhe urdhrat po të datës 26 dhjetor: Nr.183: Nr.184: Nr.185, të cilat bien në kundërshtim me autonominë universitare dhe lirinë akademike.
  4. Kërkojmë rritjen e buxhetit për arsimin e lartë publik, si dhe
  5. Ndalimin e menjëhershëm të fushatës denigruese ndaj pedagogëve dhe miratimin e statusit të pedagogut.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI