Flash

AK reagon për rritjen e çmimeve të shërbimeve dentare: "Do të shohim nëse është anti-ligjor"

Lapsi.al 25 January 2019
AK reagon për rritjen e çmimeve të shërbimeve dentare:

Autioriteti i Konkurencës ka reaguar ditën e sotme në lidhje me dyfishim e thuajse të gjithë çmimeve në klinikat dentare. Informacioni për rritjen e këtyre çmimeve u bë publik pas Asamblesë Kombëtare të Urdhërit të Stomatologut.

Autoriteti i Konkurencës në një njoftim për shtyp është shprehur se do të ketë një vlerësim në lidhje me këtë vendim dhe në ditët në vijim do të tregojë nëse akti normative bie në kundërshtim me ligjin.

"Sipas listës së publikuar, Urdhri i Stomatologut ka vendosur çmime dysheme për një kategori të caktuar shërbimesh dentare për: Terapinë, Ortopedinë, Kirurgjinë dhe Ortodoncinë. Autoriteti i Konkurrencës, i cili ka si mision mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, në bazë të nenit 69 të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar vlerëson shkallën e kufizimit ose të pengimit të konkurrencës të çdo projekt-akti normativ që, në mënyrë të veçantë, ka të bëjë me: a) kufizimet sasiore për hyrjen në treg dhe tregtimin; b) vendosjen e të drejtave ekskluzive ose të të drejtave të veçanta, në zona të caktuara, për ndërmarrje ose për produkte të caktuara; c) imponimin e praktikave të njëjta në çmime dhe kushtet e shitjes. Për sa më sipër Autoriteti i Konkurrencës do të vlerësojë këtë akt normativ dhe do të shprehet me vendimmarrje nga ana e Komisionit të Konkurrencës nëse ky akt bie në kundërshtim ligjin nr. 9121/2003", thuhet në deklaratën e Autoritetit të Konkurrencës.

Prej raporteve të bëra, sa i takon vëmendjes që i kushtojnë shqiptarët kujdesit të dhëmbëve, rezulton se ata nuk kanë mundësi financiare për të marrë shërbimet e nevojshme. Me rritjen e çmimeve, kujdesi për dhëmbët pritet të bie edhe më shumë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI