Flash

52 kg drogë në makinë, arrestohen në Kosovë dy shqiptarë dhe një serb

Lapsi.al 25 January 2019
52 kg drogë në makinë, arrestohen në Kosovë dy

Dy shqiptarë dhe një shtetas serb janë vënë në pranga, pas një aksioni të policisë së Kosovës. Policia bën me dije detaje nga arrestimi i tre personave të dyshuar dhe ka konfiskuar më shumë se 50 kilogramë substancë të dyshuar narkotike.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Drejtorinë e Përgjitshme të Policisë në Prishtinë, njofton se operacioni është ndërmarrë pas një hetimi disa mujor.

Aksioni i Policisë është zhvilluar në dy zona. “Në rrugën Prishtinë – Gjilan (në fshatin Ponesh) Policia e Kosovës ka ndaluar automjetin Mercedes me targa shqiptare, që drejtohej nga i dyshuari (F. Th.), i cili ishte së bashku me të dyshuarin tjetër (Xh. H.), të dy meshkuj me shtetësi shqiptare dhe pas proceduarve të kontrollit në bagazhin e automjetit në fjalë është gjetur një sasi prej mbi 52 kg, sasi e dyshuar e substancës narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në njoftimin për media.

Po të enjten, sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 19:30, në Gjilan është arrestuar i dyshuari i tretë (L. M.) me shtetësi serbe, i cili dyshohet se kishte për ta pranuar substancën narkotike.

Ndërkaq, pos lëndës narkotike, si prova materiale janë sekuestruar: Dy vetura, katër telefona celularë, dy mijë euro para kesh.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI