Flash

VIDEO E RE/ Del në Itali dokumentari tronditës për mafian shqiptare

Lapsi.al 24 January 2019
VIDEO E RE/ Del në Itali dokumentari tronditës për mafian

Është publikuar mbrëmjen e së martës në Itali në kanalin Tv Nove dokumentari i gazetarit investigativ spanjoll David Beriain mbi mafien shqiptare. Ai e përshkruan mafien shqiptare si “një organizatë brutale dhe efiçente që ka marrë udhë gjatë viteve të luftërave ballkanike”.

Ai thotë se ishin fillimisht një grup i vogël që më pas mori gjallëri duke përdorur dhe përfituar nga lidhjet me qarqet politike për t'u angazhuar në trafikimin e drogës, armëve dhe njerëzve.

“Lobi shqiptar është i mbyllur - thotë ai – dhe prej të cilit shumë pak dihet dhe për herë të parë hap derën për një gazetar”. Më poshtë është një pjesë nga dokumentari kur një nga trafiknatët pret në brigjet italiane ngarkesën e 5 kg kokainë me skaf nga Shqipëria.

“Pse vetëm 5 kg dhe nuk transportoni më shumë?” – e pyet gazetari anëtarin e mafias shqiptare.

“Është më e lehtë që një njeri të transportojë 5 kg” – përgjigjet trafikanti që shton: “Nëse humb një person nuk më intereson. Nëse humbas 100 kg më intereson shumë”.

“Më fol për mafian shqiptare. Si do ta përshkruaje ti?” – i kërkon gazetari.

“Eshtë si familja. Nuk flitet për të. Unë nuk flas për familjen time” – thotë i riu me fytyrë të mbuluar.

Më poshtë një tjetër video që tregon një person që falsifikon dokumenta për shqiptarët gjë që i jep mijëra euro në vit.

“Hakmarrja për shqiptarët është një detyrim i jetës. Vrasja e një të afërmi, siç thuhet në ligjin e Kanunit, kërcënon me vdekje të gjithë meshkujt e familjes së vrasësit” – thuhet në dokumentar.

“Është pikërisht kjo, karakteristikë kryesore e organizatave kriminale shqiptare. Ato janë formuar në bazë të lidhjeve familjare dhe nga një kod i pashkruar i nderit dhe hakmarrjes” – thuhet më tej. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI