Flash

Venezuela/ Aktet qesharake të çiftit Rama-Thaçi

Lapsi.al 24 January 2019
Venezuela/ Aktet qesharake të çiftit Rama-Thaçi

Hashim Thaçi dhe Edi Rama nuk e kanë humbur rastin për tu shfaqur si lider të denjë republikash bananesh. Në një konflikt që zhvillohet në pjesën tjetër të globit, në Venezuelë, midis diktatorit Nikolas Maduro që u betua si president pas zgjedhjeve të manipuluara të pa njohura nga komuniteti ndërkombëtar dhe rivali të tij, Juan Guaido, kreut të parlamentit që e ka shpallur veten president të përkohshëm, dy liderët shqiptarë kanë mbajtur një qëndrim spektakolar.

Ata kanë adoptuar një qasje tejet servile ndaj presidentit Trump që bashkë detyroi edhe një sërë shtëtesh amerikano latine të njihnin Guaidon si president. Në fillin Edi Rama njoftoi në Twitter se ai njihte liderin e opozitës venezueliane si president par interim. Hashim Thaçi shkoi edhe më tej. “Urimet më të mira për Presidentin e Venezuelës, Guaido. Kosova e ka njohur dje tranzicionin, sipas linjës së aleatëve tonë dhe sipas vlerave që ne ndajmë. Unë të ftoj në Kosovë. Ne gjithashtu jemi rritur si një feniks disa dekada pas diktaturës”- deklaroi Thaçi.

Natyrisht nuk do të qe mirë që dy udhëheqësit në Tiranë dhe Prishtinë të shkonin pas vëllait të tyre të zemrës Rexhep Tayip Erdogan, i cili e telefoni dje autokratin Nikola Maduro për ti thënë: «Mbaje kokën lart vëlla, Turqia është me ty ». 

Por së paku ata mund të adaptonin qëndrimin e vendeve të BE e cila nuk i ka njohur zgjedhjet që zhvilloi Maduro si të ligjshme, ka kërkuar përsëritjen e tyre, por ama nuk ka kaluar në krahun tjetër duke njohur liderin e opozitës si president.

Si Rama dhe Thaçi e kaluan këtë kufi. Ata menjëherë pas Donald Trump e njohën Juan Guido. Jo se interesohet ndoak për fatin e Venezuelës, por për të mos humbur rastin të tregohen si lakej të Trump.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI