Flash

"Unë jam Zlatan, nuk pushoj kurrë": suedezi leksione trajnerit të ri të Galaxy

Lapsi.al 24 January 2019
"Unë jam Zlatan, nuk pushoj kurrë": suedezi leksione

Zlatan Ibrahimovic mund të konsiderohet nga shumë si mendjemadh e egocentrik, por pa dyshim është një kampion dhe profesionist i madh, në ndeshje e stërvitje. Prova e panumërt që flet për karalterin e gjigantit tregohet nga As, që rrëfen takimin e parë mes suedezit dhe teknikut të ri të Los Angeles Galaxy, Guillermo Barros Schelotto, në seancën e parë stërvitore të skuadrës së Mls.

Sipas të përditshmes iberike, ish-tekniku i Boca Juniors, që vjen nga humbja në Superklasiken e Kupës Libertadores, ka dashur të takohet me sulmuesin, që është lideri i padiskutueshëm i grupit. Të dy kanë folur për fazën ofensive të skuadrës e për eksperiencat Ibra, por në favorin e ofruar nga Schelotto, se Zlatan, nëse donte, mund të mos merrte pjesën në ndonjë ushtrim, duke parë moshën e tij dhe pozicionin në fushë, tekniku i ri mori përgjigjen e fortë.

“Nëse skuadra ime vrapon, vrapoj edhe unë - i është përgjigjur i ofenduar suedezi - Nëse skuadra ime vuan, vuaj edhe unë. Mosha ime nuk është e rëndësishme, ajo që vlen është mentaliteti. Unë jam Zlatan e nuk pushoj kurrë”.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09