Flash

Topalli: Lulzim Basha nuk e rrëzon kurrë Edi Ramën

Lapsi.al 24 January 2019
Topalli: Lulzim Basha nuk e rrëzon kurrë Edi Ramën

Sipas Jozefina Topallit, Lulzim Basha nuk do ta rrëzojë kurrë Edi Ramën.

Ish-kryetarja e parlamentit i sheh këto dy aktorë politikë si të pandarë.

"Ata nuk qëndrojnë pa njëri-tjetrin" - u shpreh Topalli në studion e ABC Neës.

Ish-nënkryetarja e PD-së, shtroi pyetjen se si mundet që një mazhorancë që nuk qeveris, duke iu referuar qeverisë së Ramës, të mos rrëzohet dot nga Partia Demokratike. Ajo sjell shembullin e protestës së fundit të studentëve.

"Ata pa iu afruar kryeministrisë hodhën gjysmën e qeverisë" - u shpreh Topalli, duke iu referuar ndryshimeve në kabinetin qeverisës së Ramës.

"Asgjë nuk ma ndërron mendjen që mes tyre (Ramës dhe Bashës) ka marrëveshje" - shprehet e bindur ish-kryeparlamentarja.

Por, kritikat e Topallit nuk mbarojnë këtu. Ajo thotë se oligarkët që Basha sulmon publikisht dyshohet se kanë kaluar miliona në kontot e kunatit të kryedemokratit. "Të paktën kshu kam lexuarnë media" - thotë Topalli. "Ai duhet të përgjigjet për këto akuza". 

©Lapsi.al 

Të këshilluara

Lezha pa energji elektrike që prej mëngjesit

12 fshatra të Lezhës janë në errësirë prej mëngjesit të sotëm, ndërsa ende nuk ka një informacion mbi shkaqet e mundshme. Në errësirë kanë mbetur shumë fshat...

20:17

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI