Flash

Shqiptari kërcënon vajzën me aftësi të kufizuara pas përdhunimit: "Nëse tregon do ta pësosh"

Lapsi.al 24 January 2019
Shqiptari kërcënon vajzën me aftësi të kufizuara pas

19-vjeçarit Aleksandër Luca, i dalin të tjera skandale pas vrasjes së studentes 21 vjeçare , Eleni Topaloudi, të cilën pasi e dhunoi dhe përdhunoi së pashku me mikun e tij grek Manolis Koukouras, edhe e vrau.

Tashmë është një vajzë 19-vjeçare me aftësi të kufizuara ajo që ka treguar se është përdhunuar prej Lucës dhe një shtetasi rom 23-vjeçar.

“Nëse do të tregosh, do ta pësosh”, e ka kërcënuar 20-vjeçari shqiptar, vajzën me aftësi të kufizuara. Avokatja e vajzës ka thënë për mediat greke se 19-vjeçarja u abuzua dy herë. Kjo e fundit ishte frikësuar dhe nuk kishte folur. Pas 1 muaji, kur kishte mësuar edhe që Aleksandër Luca është i përfshirë në përdhunimin dhe vrasjen e studentes Eleni Topaloudi, vendosi t’i tregonte motrës së saj dhe rrëfeu çfarë kishte ndodhur.

Babai i saj, ka treguar se Luca së bashku me shokë të tij qëndronin shpesh jashtë shkollës në të cilën studionte vajza e tij. Ai pretendon se 20-vjeçari ngacmonte aty vajzat. Një tjetër banor i lagjes, ka konfirmuar se Luca qëndronte shpesh duke pritur jashtë shkollës.

Babai i vajzës me aftësi të kufizuara u ka bërë apel edhe banorëve të tjerë të asaj zone që të denoncojnë në Prokurori nëse kanë parë raste të tjera të ngjashme të shqiptarit duke ngacmuar nxënëset.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI