Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Refuzuan ta veshin, Demi Lovato i del në mbrojtje Bebe Rexhës

Lapsi.al 24 January 2019
Refuzuan ta veshin, Demi Lovato i del në mbrojtje Bebe Rexhës

Pas deklaratës së Bebe Rexhës, që shumë dizajnues nuk kishin pranuar ta vishnin se është “shumë e madhe”, pati pafund reagime nga fansat.

Por një këngëtare e njohur, në veçanti duartroket deklaratën e Bebes!

Demi Lovato tregon se ka shumë respekt për këngëtaren me origjinë shqiptare, pasi tregoi publikisht se disa dizajnues refuzuan ta vishnin për “Grammy Awards”.

“Më pëlqen kjo (deklarata) dhe ti që flet atë që mendon dhe përdor fuqinë e zërit”, komentoi ajo në postimin e Rexhës.

Demi Lovato, e cila së fundmi ka folur hapur për çështjen e paragjykimit për fizikun, e shoqëroi komentin me emoji-n e duartrokitjes.

29-vjeçarja Rexha postoi të hënën një video në Instagram, ku tregonte se çfarë i kishte ndodhur.

“Shpesh artistët shkojnë dhe flasin me dizajnuesit për veshjen e tapetit të kuq… Stafi im takoi shumë dizajnues dhe shumë prej tyre thanë se nuk mund të më vishnin pasi isha shumë e madhe. Unë nuk dua t’i vesh ato dreq fustanet tuaja. Shkoni në djall”, thoshte ndër të tjera Bebe në video.

Gjithashtu edhe modelja e njohur Tyra Banks, ishte një prej personazheve publikë që reagoi lidhur me fenomenin.

“Ata dizajnues që nuk duan të të veshin ty janë budallenj”, shkroi ndër të tjera ajo.

Bebe është nominuar për çmimet “Artisti i Ri më i Mirë” dhe “Performanca më e Mirë Country”.

Të këshilluara

Lidhja e Dhurata Dora-s me menaxherin

Dhurata ka zgjedhur që të fokusohet vetëm tek karriera e saj muzikore pa dashur të japë detaje te tjera të tjera mbi jetën e saj sentimentale, Por me sa duke...

17:11

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI