Flash

Rama vizitë në spitalin e Elbasanit: Këtu njerëzit duhet të vinë për t'u kuruar, jo për të bërë krushqi

Lapsi.al 24 January 2019
Rama vizitë në spitalin e Elbasanit: Këtu njerëzit duhet

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë shkuar në spitalin e Elbasanit për të vërejtur nga afër  ndryshimet që po bëhen aty.

Në takimin me mjekë e infermierë, Rama shprehu dhe shqetësimin e tij në lidhje me vizitat pa orare të familjarëve në spitale. Ai ka vijuar duke përdorur dhe ironi në lidhje me këtë shqetësim: “Spitali duhet të jetë një territor ku vihet për t’u kuruar, e jo për të bërë krushqi “, është shprehur Rama.

“Gjithë sfida tani është të dalë populli nga spitali në kuptimin që spitalet janë për pacientët, të vijnë pacientët me qetësi, me rregull, të ketë orar vizitash për familjarët, por nuk mundet dot të jetë spitali pikë grumbullimi i gjithë dynjasë. Duhet të jetë një territor ku vithet për tu kuruar e jo për të bërë krushqi”,- tha kryeministri.

Më tej ai shtoi: “Këtu ishte një llahtar, tani ka marrë formë nga gjithë rehabilitimi që po bëhet, por duhet edhe një rregull i brendshëm që të mos jetë si rrugë kalimi hyr dhe dil”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI