Flash

Protestat në Venezuelë/ 14 të vdekur dhe qindra të arrestuar

Lapsi.al 24 January 2019
Protestat në Venezuelë/ 14 të vdekur dhe qindra të arrestuar

Bilanci i viktimave në Venezuelë është rritur në 14, pas protestave antiqeveritare për të rrëzuar presidentin Nicolas Maduro.

Organizata “Venezolano” tha se protestuesit u vranë pas ndërhyrjes së policisë dhe ushtrisë. Gazeta “El Mundo” raporton se që prej fillimit të protestave kundër regjimit të Maduros, janë arrestuar 218 protestues.

Ndërkohë, udhëheqësi i Venezuelës, Nicolas Maduro, ndërpreu marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, pasi Uashingtoni njohu liderin e opozitës, Juan Guaido, si president të përkohshëm.

Maduro u dha 72 orë kohë diplomatëve amerikanë që të largohen nga vendi, por Uashingtoni tha se nuk do t’i tërheqë diplomatët e saj nga Karakasi. Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, deklaroi se qeveria amerikane nuk e njeh më Maduron si president të ligjshëm të vendit.

Të mërkurën, lideri i opozitës, Juan Guaido, e shpalli veten President të përkohshëm. Ai u njoh menjëherë nga SHBA-ja, Kanadaja dhe vendet kryesore të Amerikës Latine ndërsa Bashkimi Europian kërkoi zgjedhje. Rusia deklaroi se mbështet presidentin Maduro.

Në një deklaratë, presidenti Trump tha se do të përdorte "peshën e plotë të fuqisë ekonomike dhe diplomatike të Shteteve të Bashkuara për të bërë trysni në favor të rivendosjes së demokracisë venezueliane". Ai inkurajoi qeveritë e tjera në hemisferën perëndimore që ta njohin Guaidon si President. Thirrja e tij u dëgjua menjëherë edhe në Tiranë e Prishtinë.

Deri më tani, ushtria i ka mbetur besnike Maduros. Ekonomia në Venezuelë është dobësuar nën regjimin e tij. Inflacioni i lartë, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe mungesa e ushqimeve dhe medikamenteve ka detyruar milionë njerëz të emigrojnë.

Presidenti Maduro po përballet me kritika nga bashkësia ndërkombëtare pas rizgjedhjes së tij vitin e kaluar, që u konsiderua gjerësisht e paligjshshme.

Opozita beson se shanset e saj për të detyruar Maduron të largohet janë shtuar për shkak të krizës ekonomike të vendit dhe izolimit më të madh të Venezuelës në skenën botërore.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI