Flash

Plas çështja Ramos: të gjithë duan të ikin nga Real Madrid

Lapsi.al 24 January 2019
Plas çështja Ramos: të gjithë duan të ikin nga Real

Nuk ka paqe në dhomat e zhveshjes së Real Madrid. Tre herë kampionët e Europës radhazi, sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, po përballen me një cështje të re, vec dëshirës së Marcelos e Isco për tu larguar, e asaj të Modric. Kapiteno i Merengues, Sergio Ramos, ka problem me të gjithë: që nga drejtuesit e stafi teknik, e deri tek disa shokë të ekipit.

Nëse detajet që tregon El Chiringuito do të konfirmohen me fakte, Florentino Perez e Santiago Solari gjenden përballë një organike më të komplikuar se kurrë. Me Marcelo që ka kërkuar të kalojë tek Juventus në fund të sezonit, Isco i vetëm në shtëpi e Modric në rrugën e daljes pavarësisht mohimeve, edhe cështja Sergio Ramos rrezikon të minojë më keq një sezon të komplikuar. Kapiteno i Blancos ka problem me të gjithë tek Real dhe kjo nuk është gjë e vogël.

Një pjesë e mirë e lojtarëve ka humbur respektin për Ramos, pas toneve të ashpra me të riun Reguilon në stërvitje, por mbi të gjitha raporti është shkatërruar me Isco, aq sat ë dy nuk flasin më. Përvec kësaj diskutohet edhe rinovimi i kontratës, që mund të cojë në thyerje të marrdhënieve: në skadencë në 2020 e një pagesë që kalon 10 milionë në sezon, për të rinovuar deri në 2021 Ramos kërkon 18 milion në vit. Florentino Perez e ortakët nuk janë të bindur. Në moshën 32 vjecare, qendërmbrojtësi mund të përfundojë në merkato.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09