Flash

Patozi për Bashën: Nuk zgjon dot popullin, kryesia e re e PD nuk sjell asnjë risi

Lapsi.al 24 January 2019
Patozi për Bashën: Nuk zgjon dot popullin, kryesia e re e PD nuk sjell

Si opozitar, çdo thirrje për protestë për ish-nënkryetarin e PD, Astrit Patozi, është një lajm i mirë. Por tek vendimi i opozitës për të thirrur një protest pas rreth një muaji, një periudhë e barabartë kohe me fushaten elektorale, Patozi sheh dicka që nuk shkon.

"Unë nuk besoj se shqiptarët kanë nevojë të mendohen një muaj rresht për të ndarë mendjen që duhet ta mbështesin Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin apo jo. Në këtë kuptim më ngjan më tepër si një ushtrim që opozita do të bëjë me militantët e vet, me strukturat e veta sesa një zgjim për popullin që është revoltuar me qeverinë." - u shpreh Patozi në një intervistë për Vizion Plus.

Ai sjell n vemendje protestën e studentëve që u ndez brenda pak orësh për të ilustruar se cila është revolta e vërtetë. Për më tepër një protestë nëse mbetet veteëm e militantëve nuk sjell asgjë të re e për të rrëzuar një qeveri duhet një aksion që përfshin edhe atë parlamentar.

"Se unë nuk besoj se opozita gjen më shumë arsye për të ruajtur mandatin e saj për të shkuar në parlament dhe nuk gjen asnjë arsye që të paktën të bëjë një betejë të paktën për kodin e ri zgjedhor, sepse nuk gjej që një opozitë që përgjërohet apo shtiret që përgjërohet për zgjedhje të lira e të ndershme, të mos bëjë as detyrimin më të vogël, të paktën të dryshojë legjislacionin në fuqi." - u shpreh Patozi.

Ndërsa vendimi i Këshillit Kombëtar për krijimin e një qeverie kalimtare, Patozit i kujton aksionin e dy viteve më parë.

"Opozita të paktën duhet të jetë më kreative, që të sajojë një gjë tjetër për të qenë më e besueshme. Nuk mund të arrihet kurrë rrëzimi I një qeverie, në rast se nuk krijohet perceptimi popullor në Shqipëri që opozita është më lart moralisht se qeveria. Dhe unë nuk gjej shenja që kjo të ndodhë, përsa kohë që nga protesta e studentëve apo nga protestat e tjera janë refuzuar njëkohësisht si qeveria ashtu edhe opozita." - thotë Patozi.

Sipas ish-nënkryetarit të PD-së, zgjedhjet fundit në partinë demokratike ishin një ngjarje pa vlerë.

"Unë jam befasuar nga guximi që kanë disa personazhe për ta trajtuar si një fenomen, si një ekip të ri;  ndërkohë që ai është një produkt krejtësisht arkaik dhe I vjetër, tashmë I njohur prej 6 vitesh, nuk ka ndonjë risi aty. Por unë nuk dua të merrem shumë me emrat e personave sesa me procesin. Nuk ka pasur proces real dhe normal në Partinë Demokratike  dhe çdo produkt që nuk del nga një process i tillë është i pavlefshëm." - u shpreh Patozi.

Pak ditë më parë Partia Demokratike zgjodhi strukturat e reja drejtuese, proces që u shoqërua me kritika për mungese reale gare.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI