Flash

Orari/ 5 avionë të NATO-s do të fluturojnë 5 minuta mbi Tiranë

Lapsi.al 24 January 2019
Orari/ 5 avionë të NATO-s do të fluturojnë 5 minuta mbi

Sot mbi Tiranë do të fluturojnë avionë luftarakë të NATO-s dhe avionë të mëdhenj kontrolli. Rreth orës 11:00 avionët pritet të shfaqen në hapësirën e Shqipërisë me zhurmën e tyre të fortë.

“Ne orën 10.55 deri ne 11.00 do te kryhet fluturimi demonstrativ i 5 avionëve të NATO: AWACS; 2 F – 16 dhe 2 Eurofighter, F – 2000 A”, - u shprehën burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes.

Misioni ajror vjen në ditën e vizitës zyrtare në Shqipëri të Komandantit të forcës ajrore të NATO-s, gjeneralit Wolters. Ai mbërrin në Shqipëri për ceremoninë e fillimit të punës në bazën ajrore të Kuçovës, e cila do të jetë një bazë ushtarake e NATO-s. Aleanca pritet te investoje atje rreth 50 milionë dollarë.

Këtë të enjte, në ora 10.30 në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, është planifikuar të zhvillohet ceremonia e pritjes se Komandantit të Forcës Ajrore te NATO, gjeneral Tod Wolters. Më pas, Wolters do ketë një deklaratë të përbashkët për mediat me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI