Flash

“Nuk kam vdekur, nuk isha në atë avion”: Zhdukja e Emiliano Sala vishet me mister

Lapsi.al 24 January 2019
“Nuk kam vdekur, nuk isha në atë avion”: Zhdukja e
Zhdukja e emiliano Sala po bëhet gjithnjë e më shumë mister dhe tani bëhet fjala për pronësinë e avionit. Ishte përhapur lajmi se mjeti ishte i ndërmjetësit të futbollit Mark McKay, por direkt i interesuari ka mohuar gjithcka: "Mund të konfirmoj se kur Emiliano e agjenti i tij Meissa N'Diaye më thanë se dëshironin të ktheheshin në Nantes, pasi firmosën kontratën të premten, nisa të organizoj fluturimin për ti kthyer në Nantes të shtunën në mëngjes. Atë mbrëmje u konfirmua se kishte një fluturim të disponueshëm për të shtunën e që më pas do ta kthente në Cardiff. Kontaktova me Cardiff FC e agjentin e tij dhe do të vazhdoj ta bëj. Dua të qartësoj, e të mohoj atë që kanë thënë gazetat, se avioni që u përfshi në këtë aksident nuk i përket në asnjë mënyrë, as mua e as ndonjë pjesëtari të familjes sime". Nuk ka ende të reja nga kërkimet, por ka një mister: në bord të Piper Malibu që u nis nga Nantes drejt Cardiff duhet të ishte edhe piloti i dytë, David Henderson që mbrëmjen e të hënës 21 janar, kishte bërë kontrollin së bashku me sulmuesin Sala e pilotin tjetër Ibboston. Lajmi është dhënë nga e përditshmja franceze Ouest France e Henderson në rrjetet sociale ka saktësuar: "Në kundërshtim me atë që ka thënë shtypi, nuk kam vdekur! Nuk isha në atë avion...". Policia e ishullit Guernsey ka njoftuar se kërkimet kanë nisur në mëngjes, për të gjetur gjurmë të avionit të rrëzuar me në bord Emiliano Sala e pilotin.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09