Flash

Nuk ka paqe Ronaldo: sanksione të mundshme në Portugali për dënimin për evazion fiskal

Lapsi.al 24 January 2019
Nuk ka paqe Ronaldo: sanksione të mundshme në Portugali për

Portugalia do të analizojë vendimin e drejtësisë spanjolle mbi cështjen që lidhet me Cristiano Ronaldo, që ka pranuar dënimin për evazion fiskal, për të vlerësuar nëse të tërheqin ose jo nderimet e dhëna për sulmuesin e Juventus. Fjalët janë thënë nga vetë presidenti portugez, Marcelo Rebelo de Sousa, për shtypin: "Ligji është shumë i qartë. I takon kancelarëve të urdhërave kombëtarë të verifikojnë nëse ekzistojnë situata për heqjen e një nderimi".

Zyra e shtypit presidenciale ka shtuar që do të presë të marrë "versionin origjinal të vendimit final të autoriteteve spanjolle" përpara se të vendosin cfarë të bëjnë. Ronaldos i është dorëzuar në 2014 medalja madhe e Urdhërit Dom Henrique, ndërsa në 2016 Kryqi i Madh i Urdhërit të Meritës. Në Madera, arqipelagu ku ka lindur CR7, autoritetet kanë siguruar se asnjë vlerësim nuk do ti hiqet 33 vjecarit: "Këtu Ronaldo është parë gjithnjë si një person i bukur", ka shpjeguar Miguel Albuquerque, presidenti i rajonit autonom. "Është portugezi më prestigjoz në botë", ka thënë ai duke shtuar se dënimi kundër lojtarit derivon "nga interpretimi i një cështje fiskale".

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09