Flash

Nis debati mes banorëve të Zagorisë dhe kompanisë së naftës, ndërhyn kryeministri Rama

Lapsi.al 24 January 2019
Nis debati mes banorëve të Zagorisë dhe kompanisë së

Me protesta prej banorëve të fshatit Sheper në Zagori janë pritur përfaqësuesit e kompanisë së naftës SHELL. Kjo kompani pritet të nisë kërkimet për naftë pranë kësaj zone.

Banorët dhe kryetari i shoqatës së këtij fshati kanë deklaruar se përmes këtyre ndërhyrjeve për naftë po tentohet të dëmtohet parku Kombëtar i Zagorisë.

Kryeministri Rama është përfshirë gjithashtu në këtë debat. Përmes një posimi në rrjetet sociale ai është shprehur se Parku Kombëtar nuk mund të preket prej heceve apo guroreve e as nga shpimet për naftë.

Përfaqësues të kompanisë SHELL, kishin shkuar në Sheper për të mbajtur një dëgjesë publike në lidhje me projektin e studimit të nëntokës në bllokun 4, ku kjo kompani do të kërkojë për rezerva nafte.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI