Flash

Ministri i Jashtëm serb: Nuk mund të tregojmë planet që kemi për Kosovën

Lapsi.al 24 January 2019
Ministri i Jashtëm serb: Nuk mund të tregojmë planet që kemi

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç është shprehur se nuk mund të tregojë planet që shteti i tij ka për Kosovën.

“Nuk mund që në detaje të tregojë se cili është plani serb në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Presidenti (Aleksandar) Vuçiç prezantoi parimet mbi të cilat duhet të diskutohet (me Prishtinën), por sapo erdhi ideja për publikun, në një farë mënyre u bllokua dialogu”, tha Daçic, shkruajnë mediat serbe.

Sipas Daçiç, Serbia po kërkon një zgjidhje që të jetë e përshtatshme për të dyja palët, por kjo duket tepër e vështirë, pasi secila prej tyre kërkon gjëra deri diku të ndryshme.

“Vendet që e kanë njohur Kosovën interpretojnë se Kosova ka kufijtë e saj, ndërsa qëndrimi ynë publik dhe Kushtetuta thonë se Kosova është pjesë e Serbisë. Në qoftë se ju thoni se ka dy zgjidhje kryesore, njëra se Kosova duhet të jetë e pavarur dhe tjetra se ajo duhet të ketë shkallën më të lartë të autonomisë në kuadër të Serbisë, do të shihni se asnjëra zgjidhje nuk është e pranueshme për të dyja palët”, thuhet më tej në reagimin e tij.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI