Flash

Merkel: Ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë i papranueshëm

Lapsi.al 24 January 2019
Merkel: Ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë i

Ndryshimi i kufijve të Kosovës është i papranueshëm për Berlinin. Kështu është shprehur kancelarja gjermane Angela Merkel për presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Këtë deklaratë e ka shprehur në Davos të Zvicrës.

Sipas gazetës “Koha Ditore”, nga burime të sigurta, takimi i mbajtur përgjatë Forumit Botëror Ekonomik të Davosit është shfrytëzuar nga kancelarja gjermane mes të tjerash për t’i qartësuar presidentit serb se pozicioni gjerman rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëveshjes së paralajmëruar përfundimtare nuk ka ndryshuar.

Një burim i mirinformuar i ka thënë gazetës se në takim Merkeli i kujtoi Vuçiçit pozicionin e Berlinit se ndryshimi i kufijve të Kosovës është i papranueshëm. Korrigjimi i kufijve apo këmbimi i territoreve është i papranueshëm për Qeverinë gjermane, ka thënë burimi.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI