Flash

Gjeneral Wolters tregon arsyet e zgjedhjes së Kuçovës si bazë ajrore

Lapsi.al 24 January 2019
Gjeneral Wolters tregon arsyet e zgjedhjes së Kuçovës si

Komandanti i forcave ajrore të NATO-s, Gjeneral Wolters është pritur ditën e sotme në Tiranë nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Vizita e tij përkon me 10-vjetorin e Shqipërisë në NATO dhe 70-vjetorin e krijimit të Aleancës.

Në një konferencë për shtyp Wolters ka treguar se pse është zgjedhur Kuçova, për të vënë në zbatim këtë projekt ambicioz.

“Kuçova ka disa karakterisitka të veçanta. Është në një vendndodhje të mrekullueshme gjeografike që të lejon të bësh atë çfarë këmi menduar, përfshi këtu edhe klimën e mirë që ka”,- u shpreh ai.

Ndër të tjera, ai ka treguar se ndihet tepër i emocionuar për vizitën në Shqipëri.

“Ju jeni një vend i mrekullueshëm. Në bazën ajrore të Kuçovës është bëri deri më tani një punë shumë e mirë, do vazhdojë investimi, do ketë edhe një ekip ajror që do t’i shtohet. Qëllimi ynë është vetëm të ecim përpara. Shqipëria ka dhënë kontributin e saj për NATO-n”.

Ministrja Olta Xhaçka, e ka quajtur këtë që po ndodh në Kuçovë si një lajm të mirë jo vetëm për Shqipërinë, por për sigurinë e të gjithë rajonit.

“Brenda pak muajsh do jetë gati master-plani nga Agjencia e NATO-s për Prokurimet dhe Mbështetjen – NSPA. Master-plani i hap rrugë fillimit të punimeve në terren. Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë është një lajm i jashtëzakonshëm jo vetëm për ne, por edhe për gjithë rajonin, për sigurinë e gjithë rajonit”, u shpreh ajo.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI