Flash

Ekzekutori grek dhe 5 të tjerë në gjyq, si u vra Devi Kasmi

Lapsi.al 24 January 2019
Ekzekutori grek dhe 5 të tjerë në gjyq, si u vra Devi Kasmi

Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet për dosjen e vrasjes së Devi Kasmit në rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke marrë të pandehur shtetasin grek Efthymios Efthymious si ekzekutor, Aurel Hoxhallarin alias Altin Hoxhallarin, Elton Habilajn, Marvin Dinellarin dhe Elton Hoxhallarin.

Prokurori i çështjes Besnik Muçi ka ngritur 5 akuza ndaj tyre, si “Vrasje me paramendim”, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Prodhimit dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Moskallëzim krimi”, të kryera në kuadrin e “grupit të strukturuar”. Organi i akuzës në hetimet e kryera për çështjen ka arritur në përfundimin se këta shtetas e kanë planifikuar vrasjen disa muaj para se ta ekzekutonin mbrëmjen e 29 janarit 2018 pranë banesës së tij.

(Autori i vrajses, Efthymios Efthymious) 

Kujtojmë se, hetimet për ngjarjen nisën nga Prokuroria e Tiranës, e cila pas hetimeve paraprake, shpalli moskompetencë, pasi u zbulua se personat e arrestuar kishin vepruar si një grup i strukturuar kriminal, ndërsa referuar dosjes, baza e tyre ishte në zonën e Yrshekut. Pas arrestimit, por edhe gjatë hetimit, i dyshuari Efthimiu, ish-efektiv i Forcave Speciale në Greqi, ka mbajtur qëndrim mohues për krimin. Por, sipas prokurorit të çështjes Besnik Muçi, të dyshuarit Hoxhallari, Efthymious dhe Habilaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë planifikuar dhe kryer vrasjen e Kasmit.

Sipas dosjes hetimore, ka qenë një furgon i bardhë, i cili ka marrë vrasësin pas atentatit. Ky fakt i ka çuar hetuesit te greku Efthymios Efthymious dhe tre të arrestuarit e tjerë, Elton Hoxhallari, Elton Halipaj dhe Malvin Dinellari. Nga dëshmitë rezulton se ekzekutori ka qenë një person i vetëm në momentin kur u qëllua Kasmi dhe është larguar me motor. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar atentatorin me motor, që merret nga disa persona disa metra më larg përmes një furgoni tip “Benz”, ngjyrë e bardhë.

Kamerat kanë fiksuar edhe targën e furgonit. Prokurorët kanë mundur të identifikojnë më pas edhe pronarin e tij, që është një shtetas nga Fushë-Kruja. Ky i fundit është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se e ka shitur furgonin për 4200 euro. Ai ka treguar se shitja është bërë te një notere më 17 janar dhe personat që e kanë kontaktuar kanë qenë Elton Halipaj dhe Malvin Dinellari.

Kjo ka qenë përcaktuese për hetuesit për të zbuluar grupin dhe shtëpinë e Aurel Hoxhallarit, i cili dyshohet si organizator i atentatit, por që është ende në kërkim. Shtetasi nga Fushë-Kruja, që ka shitur furgonin tek organizatorët e atentatit, ka thënë në Prokurori se ai është takuar me dy persona rreth moshës 25 vjeç në afërsi të sheshit “Shqiponja” në Tiranë.

Sipas tij, blerësi komunikonte me dikë tjetër në telefon për çmimin dhe në fund ranë dakord për ta kryer blerjen e furgonit kundrejt 4200 eurove. Nga dëshmia e pronarit të furgonit, rezulton se personi që ai ka takuar ka qenë Elton Halipaj, ndërsa paratë janë dhënë nga Malvin Dinellari. Këta të fundit kanë thënë në Prokurori se punonin për Aurel Hoxhallarin dhe furgonin e kishin blerë për llogari të tij.

Policia më pas ka mbajtur në vëzhgim të dyshuarit për pak ditë, derisa i arrestoi. Gjatë dëshmive në Prokurori, të arrestuarit kanë thënë se shtetasi grek Efthymios Efthymious kishte vetëm një muaj që kishte ardhur në Shqipëri dhe ishte mik i Aurel Hoxhallarit. Ai është arrestuar gjatë aksionit policor, teksa tentonte të largohej nga banesa. /panorama

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Me sytë katër

PAPARAZZI