Flash

Berisha: Rama kishte lidhje me një diplomate greke

Lapsi.al 24 January 2019
Berisha: Rama kishte lidhje me një diplomate greke

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka treguar sot në emisionin ‘Opinion’ një lidhje të fshehtë mes kryeministrit Edi Rama dhe diplomates greke në fillim të demokracisë.

Ai tha se në atë kohë Rama dhe diplomatja ndiqeshin nga shërbimet sekrete, dhe nga përgjimet flitej për shitje vizash dhe lidhje të tjera. Ndërsa shtoi se Rama dhe diplomatja greke u zhdukën sëbashku në Paris.

‘Histori a e Edi Ramës lidhet me një greke. Ka qenë një diplomate. Shërbimet tona ndiqnin Ramën dhe diplomaten sepse u trash miqësia, ai ndiqej për lidhjet me këtë zonjën. A e rekrutoi Rama atë apo ajo Ramën nuk e di, por në Paris ikën të dy. Plus që shërbimet informonin me shitje vizash. Pra Edi Rama ka një të shkuar të dyshimtë. Se cila ishte lidhja, ishte erotike apo lidhje pune atë nuk e di unë. Po të ishte lidhje erotike unë nuk merresha me të. Fakti është se Rama u zhduk bashkë me të në Paris. Ky shoqërim misterioz që ndiqej në përgjime ambientale e të tjera. Nga përgjimet dilnin shitjet e vizave, dilnin gjëra të tmerrshme’, deklaroi Berisha.

Të këshilluara

Lezha pa energji elektrike që prej mëngjesit

12 fshatra të Lezhës janë në errësirë prej mëngjesit të sotëm, ndërsa ende nuk ka një informacion mbi shkaqet e mundshme. Në errësirë kanë mbetur shumë fshat...

20:17

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI