Flash

Marrëveshja e Hormuzit/ Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA-së dhe Iranit

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit ka ndalur përkohësisht luftën dhe ka rihapur Ngushticën e Hormuzit, por çështjet që shkaktuan konfliktin, si programi bërthamor iranian, rezervat e uraniumit, sanksionet, fondet e ngrira dhe përplasja me Izraelin, mbeten ende të pazgjidhura dhe do të jenë objekt i negociatave të vështira në muajt në vijim.

12:49

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Miti që po thyhet në universitete

Lapsi.al 24 January 2019
Miti që po thyhet në universitete

Ajo që po ndodh në universitete është një festë e vërtetë demokracie. Ndoshta, një ngjarje e pa precedent në këto tre dekada që pas rënies së komunizmit. Sepse për herë të parë me qindra punonjës që paguhen nga buxheti i shtetit, jeta e të cilëve në një mënyrë apo në një tjetër varet nga zyrtarët e kontrolluar nga qeveria, nga lakejtë e pushtetit, nga shefat e vendosur politikisht, kanë marë guximin të dalin hapur dhe të sfidojnë në mënyrën më dinjitoze të mundshme një qeveri shurdhe dhe autoritare.

Ata po thyejnë përditë e më shumë mitin rogëtarit kolulur, servil dhe që shikon punën e tij, të instaluar prej vitesh.

Fjala është për ata pedagogë që prej fillimit të këtij janari, jo vetëm i janë bashkuar kërkesave të studentëve, por kanë shkuar edhe më larg. I kanë kërkuar qeverisë Rama heqjen e vargonjve të pushtetit të parasë dhe autonomisë së cunguar që prodhon Ligji i shumë debatuar i Arsimit të Lartë.

Dhe e kanë bërë këtë në mënyrën më fisnike të mundshme: duke iu kundërvënë rektorëve dhe dekanëve të politizuar, që vazhdonin me thirrje për të rifilluar mësimimin, duke mbledhur forumet më demokratike të mundshme, asambletë e fakulteteve, ku për vendimet e mara janë shprehur me votën e tyre të lirë të tërë pedagogët.

Për të gjithë ata që nuk e kanë ndjekur hap pas hapi, kronika është e thjeshtë.

Në 15 janar gjithçka filloi në fakultetin e shkencave sociale, ku 75 pedagogët votuan për përkrahjen e kërkesave të studentëve, rrëzimin e reformës në arsim, tërheqjen e VKM-ve të qeverisë Rama të dala nën urgjencë dhe ankth, në fund të dhjetorit.

Lexo më tej:

Plas tek shkencat sociale / Fillon protesta e pedagogëve

Ata nuk u mjaftuan me kaq. Në sallat e leksioneve që i shndërruan në aula debati, diskutimi apo projektimi dokumentarësh, ku mësimdhënës dhe mësimnxënës diskutonin së bashku, jo vetëm si bëhej më i mirë universiteti, por edhe krejt shoqëria, ata i drejtuan thirrje edhe fakulteteve të tjera për solidarizim.

Të hënën e kësaj jave, në një formë pak më të ndryshme, eksperiencën e përsëritën pedagogët e filologjikut. Ata organizuan një grevë një ditore që mbështetej tek po të njëjtat kërkesa.

Protesta/ Studentë e pedagogë bashkë te Filologjiku

Historia vazhdoi me votimin e asamblesë të të gjithë trupës mësimore të Gjeologji- Minierave dhe tani së fundi me atë të Shkencave të Natyrës.

Thelbi i gjithë këtyre lëvizjeve është solidariteti me studentët, rrëzimi i Ligjit për Arsimin e Lartë për të cilin kryeministri ka qenë kategorik, se nuk ndryshon, si dhe tërheqja e VKM-ve të qeverisë që në vend t’a çlirojnë e ndrydhin edhe më shumë autonominë universitare.

Por mbi të gjitha ato kanë rëndësi për diçka tjetër.

Pavarësisht se u ngjizën si reagim ndaj dhunës policore që u ushtrua ndaj studentëve këtë fillim viti, pavarësisht se u mbarsën nga përpjekja maoiste e Edi Ramës për tu rreshtuar në krahë të “ngelsave”, për të linçuar mësimdhënësit e tyre, pavarësisht se u frymëzuan nga arroganca e një qeverie që jo vetëm nuk dëgjon, por edhe urdhëron duke nxjerrë fermane, ato kanë një peshë historike.

Manipulimi/ Strategjia e Ramës për të vënë pedagogët kundër sutudentëve

Sepse ato do të mbahen mend si filizat e para, si aktet kurajoze që po tentojnë ti japin fund dorëzimit të pjesës më të iluminuar të shoqërisë përpara pushtetit, indiferencës për të reaguar ndaj të fuqishmëve që marrin vendime në emër të të gjithëve, frikës së përballjes me me ata që kanë në dorë shumë më tepër sesa pagat mujore.

Prandaj, ajo që po ndodh në universitetet kryesore të vendit, ku nën shembullin më të mirë të studentëve të tyre edhe pedagogët janë vetë organizuar, kanë mbledhur asambletë, kanë ushtraur demokracinë, duke votuar lirisht, është një ngjarje që duhet mbajtur shënim.

Pikërisht, në momentin kur shumëkush ka në majë të gjuhës togfjalshat: “në këtë vend nuk ndodh më asgjë”, “këtu ka vdekur çdo fibër dinjiteti dhe rezistence” me qindra pedagogë, për nderin e tyre, po dëshmojnë të kundërtën. Ata janë sot shembulli më i mirë i kësaj shoqërie.

©Lapsi.al

Të këshilluara

21 janari, alibia që i duhet hequr Edi Ramës

Ky përvjetor i 21 janarit tregoi shumë për debatin i cili ndau në dysh Shqipërinë tetë vite më parë. Qoftë edhe një sy i pavëmendshëm e kishte të lehtë të shiko...

13:40

Mirë protesta, por cili është fundi?

Opozita ka gjetur një sebep qesharak, si mosdhënia e fjalës në parlament gjatë votimit të ministrave të rinj, për të shpallur një aksion madhor: protesta deri n...

11:35

Kush qe Çani, Edi apo Ariani?

Me të vetmen aftësi reale që i ka mbetur, atë të një aktori të mirë që duhet të nxjerrë në skenë një personazh të ngjizur keq, Edi Rama hodhi një ide të re në p...

16:43

Gent Cakaj, si një tender me letra fallco

Argumentimi që i ka bërë Presidenti Meta rrëzimit të kandidaturës së Gent Cakës si ministër i Jashtëm, ka nxjerrë edhe njëherë në pah shndërrimin e shtetit të E...

15:58

Ditët e mia mes studentëve

Gjithçka nisi me një v.k.m. e cila, siç ndodh rëndom në një shtet të varfër në kulturë juridike, nuk u mor vesh se kur u miratua, kush e propozoi dhe si ndodhi ...

08:24

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI