Flash

Vokshi u përgjigjet kritikave të Topallit: E respektoj, por...

Lapsi.al 23 January 2019
Vokshi u përgjigjet kritikave të Topallit: E respektoj, por...

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka folur për kritikat që bëri ish-nënkryetarja e kësaj partie Jozefina Topalli në një intervistë për Tv Klan ku tha se Kryesia e re është delegjitime dhe pa identitet. Në studion e emisionit “Byro politike” në Abc News, Vokshi tha se kritikat nuk qëndrojnë.

“E respektoj zonjën Topalli dhe kontributin që ajo ka dhënë për Partinë Demokratike. E respektoj edhe qëndrimin që ajo ka për kryesinë, por ka disa gjëra që unë i lexoj ndryshe.

Ajo thotë që personi më i votuar Kryesi ka më pak vota se gjysma e Këshillit Kombëtar, por nuk është tamam ashtu sepse ai ka më shumë se gjysma e personave që kanë votuar. Duhet pasur parasysh që edhe vota ka qenë e shpërndarë.

Sa u përket figurave që janë sot në Kryesi, ajo është një ndërthurje e të vjetrës me të rinjtë. Aty ka personalitete të shquara, ka ish-drejtues institucionesh të rëndësishme, aty ka ish-ministra, ka jurisë dhe ekonomistë, ka përfaqësues të ish-të përndjekurve dhe ish-pronarë. Të gjitha shtyllat e PD-së janë të përfaqësuara” -tha Vokshi.

Një ditë më parë, ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli bëri kritika të forta për mënyrën si u zgjodh kryesia e re e PD-së. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Banda e lopëve në Tiranë (VIDEO)

Fshati Bërzhitë, vetëm pak kilometra larg kryeqytetit, prej disa kohësh po “plaçkitet ” nga një bandë e vjedhjes së lopëve. Një mëngjës, para pak ditësh, Agr...

19:59

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI