Flash

Tensione në Lindjen e Mesme/ Siria kërcënon të bombardojë aeroportin në Tel Aviv

Lapsi.al 23 January 2019
Tensione në Lindjen e Mesme/ Siria kërcënon të

Damasku ka kërcënuar se do i kundërpërgjigjet agresionit izraelit dhe shumë shpejt do synojë aeroportin e Tel Avivit, ndërkohë është kërkuar edhe ndërhyrja e Këshilli të Sigurimit të OKB-së për t’i japë dhënë ndërhyrjeve të izraelitëve në hapësirën ajrore siriane.

Ky reagim i Sirisë vjen si hakmarrje ndaj sulmeve izraelite në qiellin sirian dhe atyre të kryera në afërsi  të Aeroportit Ndërkombëtar të Damaskut.

“A nuk është koha tani që Këshilli i Sigurimit të OKB-së të ndalë agresionet e përsëritura izraelite në territoret e Republikës Arabe të Sirisë?”, u shpreh përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB, Dr Bashar al-Jaafari.

Sulmet ajrore kundër objekteve të dyshuara iraniane në afërsi të aeroportit më të ngarkuar të Sirisë janë bërë një normë për Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF).

Përveç shkaktimit të viktimave dhe dëmtimeve materiale nga sulmet e tyre thuajse të përditshme, misionet luftarake izraelite në Siri kanë kërcënuar në mënyrë të përsëritur fluturimet që veprojnë mbi vendin e rrënuar nga konflikti.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI