Flash

Skandali me tenderin e Unazës së Re, burg për administratorin e “DH Albania”

Lapsi.al 23 January 2019
Skandali me tenderin e Unazës së Re, burg për administratorin e

Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest me burg në mungesë për Advjol Dobin, administratorin e kompanisë “DH Albania”, që fitoi dy tendera me dokumente të falsifikuara.

Kjo kompani është përfshirë në skandalin e dy tenderave me vlerë 30 milionë Euro, përmes dokumenteve të falsifikuara, tek Unaza e Re dhe për linjën e OST, Burrel-Peshkopi.

Avdjol Dobi është shpallur në kërkim policor që prej zbulimit të skandalit, pasi DH-Albania fitoi lotin e parë të “Unazës së Madhe” me vlerë 18 mln euro, tender që u anulua pas zbulimit të skandalit.

Në sistemin TIMS Dobi nuk rezulton të jetë larguar nga Shqipëria por tre herë thirrjeve të prokurorisë për tu paraqitur nuk i është përgjigjur.

Të këshilluara

Brenda disa orësh, tre grabitje në Korçë

Tre grabitje kanë ndodhur në Korçë brenda pak orësh. Një prej bizneseve të grabitura është një fabrikë e prodhimit të letrave, që ndodhet në dalje të qytetit. ...

12:22

Gomonia me 1 ton drogë, arrestohen autorët

Policia ka arrestuar trafikantët e përfshirë në gomonen me 1 ton drogë që u gjet ditën e djeshme në Vlorë. Nga bashkëpunimi i një grupi të posaçëm hetimor të...

10:58

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI