Flash

Raporti/ Pabarazia është ulur, por 42% e banorëve në fshat janë të varfër

Lapsi.al 23 January 2019
Raporti/ Pabarazia është ulur, por 42% e banorëve në fshat

Pabarazia në Shqipëri është ulur përgjatë dekadës së fundit, por gati gjysma e popullsisë në fshat vazhdon të jetojë në varfëri.

Koficineti Gini, i cili mat indeksin e pabarazisë është ulur përgjatë dekadës së fundit (2008-2018) sipas raportit “Demografia dhe shëndeti”, i cili u formulua nga INSTAT dhe Instituti i Shëndetit Publik nëpërmjet një studimi që zgjati 6 muaj dhe përfshiu një anketë mbi 16,800 persona në të gjithë vendin përgjatë shtator 2017-shkurt 2018.

Rezultatet treguan se koeficienti Gini u ul nga 0.26 në 0.11 pikë ndërmjet 2007-2018 (Gini është një koeficient që mat pabarazinë në shpërndarjen e pasurisë. Vlera ndryshon nga “0.0” nëse pasuria shpërndahet në mënyrë të barabartë në “1.0” nëse pasuria është tërësisht e pabarabartë ose e përqendruar). Koeficienti Gini në Shqipëri në vitin 2018 ishte në vlerën 0.11.

Pasuria është më e shpërndarë në zonat urbane (0.05) sesa në zonat rurale (0.15).

Sipas rezultateve të raportit, rishpërndarja e pasurisë është rritur për faktin se, më shumë familje në shtresat e ulëta sociale kanë qenë të afta për të blerë më shumë pasuri gjatë dekadës së kaluar.

Indeksi i pasurisë është zhvilluar për te testuar pabarazitë në të ardhurat e familjeve, përdorimin e shërbimeve shëndetësore, edukimit, infrastrukturës etj.

Të dhënat tregojnë se pasuria, burimet dhe mundësitë ekonomike janë më të përqendruara në zonat urbane, pasi 30% e familjeve në zonat urbane janë në kuintilin më të lartë të pasurisë, krahasuar me vetëm 5% të familjeve në zonat rurale.

Në anën tjetër, vetëm 5% e familjeve në zonat urbane janë në kuintilin më të ulët, krahasuar me 42% të familjeve në zonat rurale, te cilat gjenden në kuantilin më të ulët të pasurisë.

Shpërndarja e pabarabartë e pasurisë, siç tregohet nga koeficienti Gini, ndryshon dukshëm nëpër prefektura, nga 0.06 në Durrës dhe 0.11 në Vlorë në 0.19 në Elbasan dhe 0.26 në Dibër.

Vrojtimi i INSTAT gjeti se të gjitha familjet kanë televizor (98%), telefona celularë (97%), frigoriferë (96%), makina larëse (94%).

54% e familjeve në zonat urbane dhe 28% në zonat rurale kanë kompjutera.

Lidhur me pronësinë e mjeteve të transportit, 37% e familjeve kanë një makinë ose kamion, 26% kanë një biçikletë, dhe 10% kanë një motor ose skuter.

Ndërmjet 2008-09 dhe 2017-18, përqindja e familjeve me kompjuter u rrit nga 30% në 54% në urban dhe nga 5% në 28% në zonat rurale.

Indeksi i Pasurisë u formulua bazuar në llojet e konsumatorëve dhe mallrat që ata zotërojnë, duke filluar nga zotërimi i një televizori, biçikleta apo makine, si dhe nga karakteristikat e strehimit të tilla si burimi i ujit të pijshëm, objektet e tualetit dhe materiali i dyshemesë. /Monitor

Të këshilluara

Tritol makinës së një personi në Tiranë

Rreth orës 20:40, në rrugën “Belul Hatibi” në një mjet të parkuar, në pronësi të shtetasit D.H., është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë e dyshu...

22:09

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI