Flash

Rama i lumtur për naftën në Shpirag. Nesër në Zagori protestohet kundër 'Shell'

Lapsi.al 23 January 2019
Rama i lumtur për naftën në Shpirag. Nesër në Zagori

Me anë të një postimi në Twitter Kryeministri Rama njoftoi lajmin se kompania SHELL është afër zbulimit të rezervave të mëdha të naftës e gazit në Shpirak.

"Një lajm tejet inkurajues nga takimi me kompaninë SHELL?Edhe pak javë na ndajnë nga prova e të vërtetës së Shpiragut, ku të gjitha të dhënat flasin për një rezervë të madhe gazi e nafte?Nëse prova del me sukses, impakti në ekonomi do jetë i konsiderueshëm duke nisur nga 2020?", shkruan Kryeministri.

Por ndërkohë në Zagori, nesër është njoftuar një protestë kundër planeve të SHELL për kërkim nafte. Në fshatin Nivan të kësaj krahine, përfaqësues të kompanisë do të zhvillojnë nesër dëgjesë publike. Kërkimet për nafatë në Zagori janë kundërshtuar nga banorët dhe shoqatat ambientaliste, pasi kjo zonë është shpallur Park Kombëtar me Vendim të Këshillit të Ministrave.

©LAPSI.al

Të këshilluara

115 familje të bllokuara nga bora në Dibër

Vazhdojnë reshjet e dëborës në disa njësi të Qarkut Dibrë, si në Lurë, Kala e Dodës, Sllovë dhe Selisht. Si pasojë në fshatrat Tërnovën e Madhe dhe Tërnovën ...

19:12

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI