Flash

Rama i delegon detyrën Gent Cakajt si ministër i Jashtëm

Lapsi.al 23 January 2019
Rama i delegon detyrën Gent Cakajt si ministër i Jashtëm

Një ditë pas betimit të tij tek presidenti Ilir Meta, në postin e Ministrit të Jashtëm, kryeministri Edi Rama ia ka deleguar këtë detyrë Gent Cakajt, zv.ministrit të Jashtëm.

Pasi mori fjalën para të pranishmeve, kreu i qeverisë tha se ky ishte fjalimi më i shkurtër i jetës së tij.

“Fjala më e shkurtër e jetës time. Unë nënshkruari Edi Rama në funksionon e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, i delegoj zotit të Gent Cakaj, zv/ministër për Punët e Jashtme, detyrën e drejtimit të ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe të përfaqësimit të ministrit brenda dhe jashtë vendit”, tha Rama, ndërsa më pas i dorëzoi Cakajt dekretin e presidentit Ilir Meta.

PRITJA NGA BUSHATI

Një ditë pas betimit të tij nga presidenti Ilir Meta në postin e ministrit të Jashtëm, kryeministri Edi Rama ka nisur sot detyrën e tij të re. Kreu i qeverisë ka shkuar në Ministrinë e Jashtme, ndërsa është pritur në këtë institucion nga ish-ministri Ditmir Bushati.

BETIMI

Ceremonia e djeshme në Presidencë ku Rama u betua si ministër i ri i Jashtëm, ka zgjatur vetëm 6 minuta. Pak pas betimit, Rama ka dalë duke mos dhënë asnjë deklaratë për mediat. Rama u betua si ministër një ditë pasi Kuvendi miratoi dekretin e presidentit Meta për shkarkimin e Ditmir Bushatit në krye të MEPJ dhe emërimin e tij edhe në postin e ministrit.

Bushati u shkarkua me 77 vota pro dhe 1 abstenim. Vota abstenim ka qenë nga deputeti Spartak Braho, ndërsa vetë ministri ka votuar pro shkarkimit të tij. Sakaq, kryeministri Edi Rama është emëruar si ministër i jashtëm me 78 vota pro. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama vendosi të marrë vetë edhe postin e ministrit të Jashtëm pas refuzimit që i bëri Presidenti Ilir Meta kandidaturës së Gent Cakës me pretendimin se nuk plotësonte kriteret dhe nuk ishte pajisur me certifikatë sigurie. Kjo çështje shkaktoi përplasje mes Presidencës dhe Kryeministrisë, ndërsa Rama ka thënë se mazhoranca do padisë presidentin Meta për shkelje të Kushtetutës sapo ky organ të formohet.

Të këshilluara

Tritol makinës së një personi në Tiranë

Rreth orës 20:40, në rrugën “Belul Hatibi” në një mjet të parkuar, në pronësi të shtetasit D.H., është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë e dyshu...

22:09

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI