Flash

PSG trondit rezistencën e Napolit për Allan: 60 milionë plus sponsor nga Qatar

Lapsi.al 23 January 2019
PSG trondit rezistencën e Napolit për Allan: 60 milionë plus

Psg insiston për Allan. Muri i ngritur nga presidenti i Napoli De Laurentiis nuk e tremb klubin parisien që ka lëkundur fort rezistencën klubit italian: sipas 'Il Mattino', ka një ofertë të re prej më shumë se 60 milionë euro për kartonin e tij, por mbi të gjitha ka lindur idea për të përfshirë në operacion një sponsorizim përmes markës Qatar Airëays, që do ta bënte vlerën në 100 milionë euro. Ka optimizëm në klubin francez, që ka gati një akord për 4 vjet prej 8 mln euro në sezon.

Psg ndoshta ka gjetur kështu celësin për të rrëzuar rezistencën e De Laurentiis: një partnership komercial që do të garantonte një likuiditet të rëndësishëm për vitet e adhshme. Numri 1 i klubit e presidenti i klubit francez Al-Khelaifi janë takuar në Paris: nuk përjashtohet që të dy kanë folur për Allan. Napoli dëshiron ta mbajë lojtarin deri në qershor, por braziliani e ka pranuar ndërkohë një kontratë ëndërrash. E lajmët që vijnë nga Spanja për një akord të Napolit me Villarreal për mesfushorin Fornals, të bëjnë të mendosh se zëvendësuesi i Allan është gati...

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI