Flash

Lubonja: Rama duhet rrëzuar me protesta të vazhdueshme

Lapsi.al 23 January 2019
Lubonja: Rama duhet rrëzuar me protesta të vazhdueshme

Analisti dhe opinionisti, Fatos Lubonja tha në rubrikën “Opinion” në News 24 tha se qeveria nuk mund të rrëzohet duke dalë në shesh vetëm me thirrjet që bën opozita, por sipas tij, duhen protesta të vazhdueshme popullore.

“Ka një problem lidhur me opozitën, sepse ka një pritshmëri në shumë njerëz. Opozita ka problemet e së kaluarës, unë kam edhe një gjë për të gjithë ata që e vënë theksin tek ajo kur thonë: Nuk kemi opozitë, prandaj bën Rama kështu. Ne duhet të dimë se kush është prioriteti: Putinizmi apo Erdoganizmi në rritje i Ramës. Thiirja e opozitës për protestë, është një thirrje për qytetarët, nuk është thirrja e parë. Siç e dimë, thirrje të tilla kanë mbledhur një numër njerëzish, por normalisht që të rrëzosh një qeveri si kjo duhet një protestë popullore e vazhdueshme, jo kur i mbledh opozita njerëzit me autobusë”, tha Lubonja.

Gjithashtu Lubonja nënvizoi faktin se qytetarëve iu duhet kurajo dhe rezistencë për të triumfuar mbi padrejtësitë, që ka instaluar sistemi politik në Shqipëri. Problem tjetër për Lubonjës është fakti se pushteti politik përpiqet të blejë intelektualët përmes pazareve dhe korrupsionit, ndërsa kishte edhe një koment për memet në rrjetet sociale për Davidin e Mikelanxhelos, ku me ironi u trajtuan qëndrimet e opozitës dhe qeverisë.

“Ka patur protesta popullore, por opozita i ka përdorur. Përgjegjësitë dhe fajet i ka ndërtuar ky sistem, sigurisht e kaluara e opozitës ndikon. Në një vend normal nuk rrëzohet me protesta kështu, por mjafton që të veprojë drejtësia. Unë jam pro protestës, por mund ti kërkojë opozitës që të rrisë pritshmëritë. Opozita duke dalë nga Parlamenti, siç thotë Bushati, mund të lind një revolucion, por kjo është hamendje. Unë nuk mund të bëj dot optimizmin sy-verbër, padyshim duhet kurajo. Mbetet ose një durim i gjatë, ose një rezistencë, por unë nuk jam shumë i sigurte që duke dalë në çetë në mal, nuk mund të ndryshojë situatën. Dixhitura e saj është mbreti lakuriq, megjithëse se mbreti është lakuriq këta ndërkombëtarët nuk e shohin. Mbreti lakuriq ka ndodhur edhe në ’97. Këta punojnë vetëm për t’i korruptuar, si të blejnë intelektualët, pa menduar se çfarë do të sjellë i gjithë ky korrupsion i mbjellë.”, shtoi ai.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI