Flash

Kupa/ Përmbytja e Selman Stërmasit ndërpret ndeshjen: Kategoria e Parë dominon mbi Superioren

Lapsi.al 23 January 2019
Kupa/ Përmbytja e Selman Stërmasit ndërpret ndeshjen: Kategoria e

Kupa e Shqipërisë, ndryshe nga një ditë më parë, ka dhuruar spektakël dhe surpriza, madje shumë më tepër se sa mund të imagjinohej, edhe pse në pjesën më të madhe të rasteve, rezultati është krejtësisht i hapur. Një ndeshje e shtyrë për shkak të kushteve atmosferike dhe brenda në kryeqytet madje, ndërsa spikat triumfi i tre skuadrave të Kategorisë së Parë ndaj aty të Superiore, ndërsa pesa takimet e luajtura.

Në Selman Stërmasi, reshjet e forta të shiut përmbytën fushën duke ndërpretë sfidën mes Tiranës e Flamurtarit në minutën e 25-të. Arbitri fërshëlleu për ti drejtuar lojtarët në dhomat e zhveshjes dhe pas bisedimeve mes zyrtarëve të klubeve dhe kapitenëve të skuadrës u pa e logjikshme që ndeshja të vazhdojë aty ku është ndërprerë nesër në orën 13:00.

Problem për Flamurtarin, i bllokuar në ngërç financiar dhe që tani i duhet të shtyjë edhe për një tjetër ditë qendrimin jashtë Vlorës, duke ngarkuar edhe më tepër zërat në dalje, në një situatë kur kuqezinjtë janë duke numëruar qindarkat...

Dita ka qenë plot surpriza, jo vetëm për suksesin e skuadrave të Kategorisë së Parë, por sepse të rrëzuarat e Superiores janë Kukësi i vendit të dytë dhe Laci i vendit të pestë. Kukësi i investimeve dhe kandidati për titull është thyer 2-1 në Fier përballë Apolonisë, edhe pse rezultati është krejtësisht i rekuperueshëm në kthim. Më të komplikuar e ka Laci, i mundur me dy gola e pa shënuar në Ballsh. Sukses i bukur edhe për Vllazninë, që ka pritur në Shkodër Ernest Gjokën, duke i shkaktuar ish-trajnerit një pritje të nxehtë e një humbje 2-1, që natyrisht Kamza do të tentojë ta përmbysë në kthim.

Të vetmet skuadra të Superiores që kanë fituar, janë edhe ato që kanë hedhur hapin më të sigurtë drejt kalimit të turit. Luftëtari ka hipotekuar kalimin me një 0-3 në Rrogozhinë ndaj Egnatias, ndërsa Teuta është imponuar 1-3 në Lushnje.

REZULTATET

23/01/19 Egnatia 0 - 3 Luftëtari

23/01/19 Vllaznia 2 - 1 Kamza

23/01/19 Apolonia 2 - 1 Kukësi

23/01/19 Bylis 2 - 0 Laçi

23/01/19 Lushnja 1 - 3 Teuta

23/01/19 Tirana SUSP Flamurtari

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09