Flash

Ku humbën 5.5 milionë eurot e kompanisë DH Albania?

Lapsi.al 23 January 2019
Ku humbën 5.5 milionë eurot e kompanisë DH Albania?

Përsëritja e tenderit të linjës elektrike Burrel-Peshkopi pas skandalit me kompaninë “DH Albania” ka rezultuar me çmime ndjeshëm më të ulëta. Bazuar mbi ofertat më të ulëta, përsëritja e tenderit për lotin e parë të Unazës së Madhe dhe linjën 220 kilovolt Burrel-Peshkopi e kanë ulur koston e këtyre dy veprave me 5.5 milionë euro në total, para’ të cilat, nëse nuk do të ishte zbuluar skandali i kompanisë “DH Albania”, do të “fluturonin” në llogari “offshore” ose ryshfete zyrtarësh, raporton Top Channel.

Gazetari i ekonomisë i këtij TV, Klodian Tomori ka ngritur pyetjen se përse në tenderat e parë, fatura ishte 5.5 milionë euro më shumë?

“Përsëritja e tenderit në lotin e parë të Unazës së Re në Tirane dhe atij të linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi e ka ulur faturën për taksapaguesit me 5.5 milionë euro. Askush nuk e beson se kompanitë që kanë ofruar çmime më të ulëta në tenderat e dytë kanë hyrë në tendera me fitim zero. Fitimi i kompanive është aty. Atëherë çfarë janë 5.5 milionë eurot që dolën më pak?

Për “rastësi” të habitshme në të dy tenderat e përsëritur, çmimet e ofruara kanë qenë saktësisht 20% më të ulëta se sa tenderat e parë të fituar nga DH Albania. Për ironi, në Shqiperi shifra e 20% është shoqëruar shpesh me fjalën rryshfet nga pas. Edhe në publik ka pasur shumë akuza me shifren 20% brenda, madje deri në majën më të lartë të piramidës shtetërore. Jetojmë në epokën e “20-përqindëshit”.

Problemi është se shteti shqiptar prokuron mesatarisht 870 milionë euro në vit mallra dhe punë publike. Nëse i përplas të gjitha me 20%, vlera që përfitohet është rreth 180 milionë euro në vit. Pyetja është: kujt i humbën këto 5.5 milionë eurot e DH Albanias dhe ku shkojnë ato 174.5 milionë të tjerat. Aritmetikë e çmendur” – shkruan gazetari në Facebook.

Të këshilluara

Banda e lopëve në Tiranë (VIDEO)

Fshati Bërzhitë, vetëm pak kilometra larg kryeqytetit, prej disa kohësh po “plaçkitet ” nga një bandë e vjedhjes së lopëve. Një mëngjës, para pak ditësh, Agr...

19:59

115 familje të bllokuara nga bora në Dibër

Vazhdojnë reshjet e dëborës në disa njësi të Qarkut Dibrë, si në Lurë, Kala e Dodës, Sllovë dhe Selisht. Si pasojë në fshatrat Tërnovën e Madhe dhe Tërnovën ...

19:12

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI