Flash

Itali, 36-vjeçari shqiptar arrestohet për drogë, armë dhe prostituta

Lapsi.al 23 January 2019
Itali, 36-vjeçari shqiptar arrestohet për drogë, armë dhe

Një 36-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët në Puno, nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike, mbajtjes së armëve të zjarrit dhe shfrytëzimit të prostitucionit. Kostandin Zama, u arrestua në shtëpinë ku jetonte.

Teksa ka pikasur policinë, ai ka hedhur nga dritarja 18 gram kokainë dhe një peshore elektronike.

Policia gjeti edhe doza të tjera në një mjet tip Fiat, me të cilin, ai qarkullonte. Në veturë kishte edhe një mori çelësash, njëri prej të cilëve ishte i një apartamenti në Bergamo.

Nga hetimet e mëvonshme, rezultoi se ndërtesa ishte përdorur nga një tjetër i arrestuar, shtetasi me iniciale S.E, 36 vjeç, gjithashtu i akuzuar për favorizim prostitucioni.

Gjithashtu, me një nga çelësat e gjetur u gjet një vend i fshehur ku u gjet një pistoletë me 9 fishekë. Shqiptari ka përfunduar në burg.

Të këshilluara

115 familje të bllokuara nga bora në Dibër

Vazhdojnë reshjet e dëborës në disa njësi të Qarkut Dibrë, si në Lurë, Kala e Dodës, Sllovë dhe Selisht. Si pasojë në fshatrat Tërnovën e Madhe dhe Tërnovën ...

19:12

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI