Flash

INSTAT: Shqipërinë e vizituan 6 milionë turistë vitin e shkuar

Lapsi.al 23 January 2019
INSTAT: Shqipërinë e vizituan 6 milionë turistë vitin e

Vitin e kaluar Shqipërinë e vizituan afro gjashtë milionë shtetas të huaj. Ky është numri më i lartë i vizitorëve të huaj i regjistruar ndonjëherë në vendin tonë. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se numri i vizitorëve të huaj u rrit me afro 16% gjatë vitit të kaluar, me një normë rritje gati dy herë më të lartë krahasuar me vitin 2017.

Pas një rënieje gjatë tetorit dhe nëntorit, turizmi hyrës i shtetasve të huaj u rrit sërish gjatë muajit dhjetor. Një e treta e shtetasve të huaj që vizitojnë Shqipërinë janë kosovarë, ndërsa mbi 60% e totalit janë nga vendet fqinje. Vitin e kaluar, numri i vizitorëve nga Kosova u rrit me 20%, ndërsa vetëm për dhjetorin rritja ishte afro 39%. Kjo tregon se vendosja e taksës së kalimit në rrugën e Kombit për momentin nuk ka dhënë efekte të dukshme negative në lëvizjen e shtetasve mes dy vendeve.

Për sa i takon turizmit të mirëfilltë të organizuar, rritje domethënëse për të dytin vit radhazi regjistroi numri i vizitorëve nga Polonia, që u rrit me 34%. Për një vit, Shqipërinë e vizituan afro 154 mijë shtetas polakë. Rritje e ndjeshme e numrit të vizitorëve u regjistrua edhe nga Gjermania dhe SHBA.

Edhe daljet e shtetasve shqiptarë jashtë vendit vitin e kaluar shënuan një shifër rekord, me 5.4 milionë dalje. Krahasuar me vitin 2017, numri i vizitave të shqiptarëve jashtë vendit është rritur me 4.4%./scan

Të këshilluara

115 familje të bllokuara nga bora në Dibër

Vazhdojnë reshjet e dëborës në disa njësi të Qarkut Dibrë, si në Lurë, Kala e Dodës, Sllovë dhe Selisht. Si pasojë në fshatrat Tërnovën e Madhe dhe Tërnovën ...

19:12

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI