Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Flet modelja kineze, klipi i Dolce & Gabbana më shkatërroi karrierën

Lapsi.al 23 January 2019
Flet modelja kineze, klipi i Dolce & Gabbana më shkatërroi

Modelja kineze, që u shfaq në një reklamë të Dolce & Gabbana të akuzuar për racizëm, është shprehur se polemika i shkatërroi karrierën.

Në tri videot e publikuara në nëntor, shihet Zuo Ye duke u përpjekur që të hajë ushqim italian, përfshirë pica, me shkopinj.

Kjo u konsiderua gjerësisht në Kinë si ofenduese dhe çoi në reagim të ashpër në vendin aziatik, ku disa shitës me pakicë tërhoqën produktet e markës.

Zuo tha se ndihej “fajtore dhe e turpëruar”, por kërkoi mirëkuptimin e bashkatdhetarëve të saj.

Pas deklaratës së saj në rrjetin social të medias kineze Weibo, debati është ndezur përsëri. Disa njerëz thanë se shpresojnë që modelja të vazhdojë karrierën e saj në botën e modelimit dhe se e kuptojnë që duart e saj ishin ‘të lidhura’ për shkak se punonte me D & G.

Në një postim të gjatë të hënën, Zuo tha se zakonisht puna për një markë ndërkombëtare si D & G do të ishte një hap i madh në karrierë, por që në këtë rast pothuajse i mbylli karrierën si modele.

Ajo shpjegoi se e kupton që përfaqësoi imazhin kombëtar të Kinës dhe kulturës kineze, ndaj ndihet edhe më shumë fajtore dhe e turpëruar.

Gjithashtu premtoi të përmirësojë sjelljen e saj në të ardhmen.

Sipas deklaratës së saj, ajo e dinte se xhirimet kishin të bënin me shijimin e ushqimeve italiane, por u ndie në vështirësi kur iu kërkua të hante pica dhe makarona me shkopinj.

Modelja rrëfeu se nuk e kishte parë klipin e fundit para se të publikohej. Gjithashtu shtoi se nuk u përkrah kur filluan polemikat.

Të këshilluara

Pnb Rock kapet nga policia, rrezikon burgun

Reperi nga Philadelphia PnB Rock nuk e ka nisur dhe aq mirë vitin. 27 vjeçari është arrestuar në Pensilvani me akuza për drogë dhe armëmbajtje pa leje. Polic...

15:15

Konfirmohet martesa e Kyliet me Travis

Shpesh Kylie Jenner ka nxitur thashethemet se ajo dhe Travis Sott janë martuar në fshehtësi. Por duket se milionerja më e vogël në botë ka konfirmuar lajmet. ...

13:49

Fejohet Di Caprio me modelen 21-vjeçare

44-vjeçari Leonardo DiCaprio dhe 21-vjeçarja Camila Morrone është ndër dyshet më të komentuara në mbarë botën! Ata pozicionohen gjithmonë në qendër të mediav...

13:33

Anne Hathaway heq dorë nga alkoli

Anne Hathaway po heq dorë nga përdorimi i alkoolit për djalin e saj 2-vjeçar. Anne ka marrë këtë vendim derisa foshnja e saj të rritet plotësisht. Ajo është tre...

12:39

Pas arrestimit, Chriss Brown mohon akuzat

Chris Brown u arrestua ditën e hënë me akuzën për përdhunim. Incidenti i supozuar raportohet të ketë ndodhur në hotelin luksoz Mandarin Oriental më 15 janar. ...

11:42

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI